Skip to content

‘Ja kur lirohet Ilir Meta’, Avokati qe zevendesoi njeriun e Berishes jep lajmin urgjent

Avokati i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, është shprehur optimist për zhvillimet e fundit lidhur me hetimet ndaj kreut të Partisë së Lirisë. Në një lidhje direkte me studion televizive, Cakrani deklaroi se beson që lirimi i Metës është çështje kohe dhe se organi i akuzës ka konsumuar tashmë të gjitha mundësitë proceduriale për të vijuar më tej me hetimet.

“Besoj se shumë shpejt do të lirohet. Është ezauruar çdo veprim dhe kuptohet qartë që edhe SPAK-u është sforcuar shumë. Në datën 10 të këtij muaji bëhet një vit që zoti Meta është regjistruar si person nën hetim. Kështu që, besoj se është ezauruar çdo afat edhe procedurial. SPAK-u nuk ka më çfarë provash të tjera për të mbledhur për zotin Meta”, u shpreh avokati.

Related article  Tërmet në Itali

Duke komentuar mbi ecurinë e çështjes, Cakrani theksoi se dosjet me ngarkesë politike janë gjithmonë më të komplikuara për t’u përballuar në planin juridik. Megjithatë, ai mbetet i bindur se rezultati për klientin e tij do të jetë pozitiv. “Besoj se brenda verës zoti Meta do të jetë person i lirë. Por, mos të harrojmë që çështjet politike janë shumë të vështira të çmontohen juridikisht”, shtoi ai.

Related article  E rëndë! Goditen me thikë tre persona, njëra prej tyre në gjendje të rëndë

Në vijim, avokati dha edhe një përditësim mbi gjendjen aktuale të Ilir Metës, duke nënvizuar se ish-presidenti e përballon me qetësi dhe energji situatën në të cilën ndodhet.

“Zoti Meta është në gjendje shumë të mirë fizike. Punon çdo ditë, orienton partinë, shkruan, bën palestër. Kështu që është në gjendje shumë të mirë dhe në formë, si nga ana fizike, ashtu edhe morale”, përfundoi Cakrani.

Related article  Turqia futet në luftë me Izraelin? Vjen lëvizja e fuqishme!

Hetimet ndaj Ilir Metës janë ndër më të zhurmshmet në skenën politike të viteve të fundit, duke vënë përballë akuzave dhe kundërpërgjigjeve aktorët më të rëndësishëm të jetës publike në vend. Mbetet për t’u parë në javët në vijim nëse parashikimi i avokatit për një zgjidhje të afërt do të materializohet.

Published inLajme