Të gjithë jemi në dilemë se kur do ta takojë Parashqevi Simaku djalin e saj Luke dhe me zi po e presim që diva të takohet me birin e saj.
Ajo ka folur me të në kamer para disa ditësh dhe akoma nuk është takuar me të. Fillimisht Parashqevi duhet të marrë veten dhe të bëhet më mirë që të gjithë po e dëshmojmë dita ditës që ajo është bërë më mirë.
Sipas burimeve të Maska ky takim i shumë pritur do të ndodhë javën tjetër, pasi edhe Luke ka angazhimet e tij.
Por gjithçka ka të bëjë me gjendjen e Parashqevisë, nëse ajo nuk do të jetë në gjendje të mirë pas konsultave me psikologët dhe mjekët, ky takim do të duhet të shtyhet edhe pak.
Lexo edhe: ZOTI BËNË MREKULLI: Parashqevi Simaku ndan lajmin me fansat, gjendet djali i saj Luke….
Është gjetur më në fund djali i Parashqevi Simakut dhe këtë e ka bërë të ditur vetë ajo…
Këngëtarja e famshme shqiptare ka njoftuar se është gjetur Luke dhe kjo siç thotë, në sajë të ndihmës së biznesmenit Elton Ilirjani.
Eltoni ka gjetur ku ndodhet (jo takuar ose folur) Luke, djalin. 💛”, thotë Parashqevi Simaku në një postim që sapi nxori në Facebook tek page saj i ri që në pak orë numëron mbi një mijë ndjekës.
Dyshohet se Parashqevi Simaku ka humbur kontaktet me djalin e saj Luke prej rreth dhjetë vjetësh.
Djali aktualisht është 19 vjeç dhe ishte fryt i martesës së saj me partnerin Nolfe.
Por vite më vonë martesa dështoi dhe çifti u nda, ndërsa kujdestaria e fëmijës i kaloi të atit….
