Skip to content

Ja çfarë pritet pas 2 javësh në Vlorë…

Muaji gusht ka nisur me një fluks të lartë pasagjerësh në Portin e Vlorës, duke konfirmuar pritshmëritë për një sezon turistik mjaft të suksesshëm.

Të dhënat nga autoritetet portuale tregojnë një rritje të ndjeshme të numrit të vizitorëve, kryesisht nga linjat detare që lidhin qytetin me Italinë.

Vetëm në orët e para të mëngjesit të së dielës, dy tragete nga Brindisi transportuan 1236 pasagjerë, duke shënuar një shifër të lartë për këtë periudhë. Ky fluks i intensifikuar ka nisur që nga fundi i korrikut, ndërsa zyrtarët presin që kulmi të arrihet gjatë javës së dytë të gushtit.

Prania e lartë e pasagjerëve përbëhet jo vetëm nga turistë të huaj, por edhe nga një numër i madh shqiptarësh që jetojnë jashtë vendit dhe zgjedhin të kalojnë pushimet e tyre në atdhe.

Një ditë tjetër me shifra të larta ishte e premtja, ku në Portin e Vlorës mbërritën 701 pasagjerë, 208 makina, 7 kampera dhe disa autobusë, duke dëshmuar lëvizjen e madhe drejt jugut të Shqipërisë.

Këto shifra tregojnë për një sezon turistik dinamik dhe intensiv, duke e pozicionuar Vlorën si një ndër destinacionet kryesore për turistët dhe emigrantët gjatë kësaj vere.

Published inLajme