Skip to content

Ja cfare ju pret nese nuk e beni kolaudimin e makines

Sesioni i ri parlamentar që nis në shtator pritet të hapet me diskutime të nxehta rreth Kodit të ri Penal, i cili ka ngjallur reagime të forta jo vetëm nga opozita, por edhe nga juristë dhe përfaqësues të institucioneve të drejtësisë.

Shqetësimi kryesor lidhet me faktin se shumë nene të Kodit të ri parashikojnë dënime penale, përfshirë masën e burgimit, edhe për shkelje që më parë trajtoheshin vetëm administrativisht. Kjo pritet të sjellë një përqendrim të tepruar tek masa “burg”, duke rënduar sistemin penal.

Related article  Horoskopi, e enjte, 27 Mars 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Një nga rastet më të përfolura që ka shkaktuar debat është neni 424. Ky nen përcakton se moskryerja e kontrollit teknik të mjetit (kolaudimit), apo kryerja e tij në kundërshtim me ligjin, kur krijon rrezik për jetën e qytetarëve ose ndotje mjedisore, do të konsiderohet vepër penale dhe do të dënohet me gjobë ose deri në dy vite burgim.

Related article  Rama hedh ne plehra Ballukun? Analisti i afert i tij i nxjerr te palarat Belindes, ndersa ha buke me ish burrin e saj, Sokol Ballën

Kjo do të thotë se një vonesë e thjeshtë për ta çuar makinën në kolaudim, apo një certifikatë teknike që nuk është në përputhje me normat ligjore, mund të përfundojë në gjykatë, madje edhe me masa kaq të rënda si burgimi. Juristët theksojnë se ky formulim i ri nuk bën dallim mes shkeljeve të rënda dhe atyre të lehta, duke rrezikuar të mbingarkojë sistemin penal me raste që mund të zgjidheshin me gjoba ose paralajmërime.

Related article  Emocione të papritura! Laerti largohet nga shtëpia dhe përlot publikun (video)

Me hyrjen në fuqi të këtij Kodi të ri, qytetarëve u bëhet thirrje të jenë më të kujdesshëm se kurrë me kolaudimin e mjeteve të tyre, pasi një pakujdesi e zakonshme mund të shndërrohet lehtësisht në një çështje penale me pasoja të rënda.

Published inLajme