Skip to content

Itali – Humb jetën 23-vjeçarja shqiptare, shkoi në spital për të vjella, por…/ DETAJE

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Padova të Italisë, ku shqiptarja Ariana Herri, 23 vjeçe, ka ndërruar jetë në spitalin e Padovës nga miokarditi fulminant.

Mediat italiane shkruajnë se gjithçka filloi me simptoma të lehta, si kolla dhe ftohja, të përjetuara pas pjesëmarrjes në mbrëmjen e Panevin tradicional të Maserada. Në ditët në vijim, sëmundja u përkeqësua duke i shkaktuar vështirësi në të ngrënë, të vjella të vazhdueshme, gjë që bëri familjen t’i drejtohej spitalit.

Related article  Trump trondit Ramen, mesazhi qe i dergoi pas pritjes se Soros ne vilen qeveritare ne Vlore

E transportuar fillimisht në Ca’ Foncello në Treviso dhe më pas në Padova, Ariana iu nënshtrua kujdesit intensiv. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ajo nuk mundi t’ia dilte dhe ndërroi jetë.

Related article  Ngjarje e rëndë, gjenden 32 trupa të pajetë të copëtuar

Autopsia e kryer sot do të jetë vendimtare për zbardhjen e shkaqeve të vdekjes.

Muajt ​​e fundit e reja kishte vuajtur nga sulme paniku dhe takikardi, të lidhura me një periudhë të vështirë pas përfundimit të një lidhjeje. Ajo ëndërronte të bëhej estetiste dhe punoi si banakiere në Maserada.

Related article  E donin të gjithë! Ndahet nga jeta mjeku i njohur

Lamtumira e fundit do t’i jepet të hënën më 27 janar në ora 15:00 në varrezat komunale të Maseradës.

Published inLajme