Skip to content

‘Ishte shume afer, ndjeva…’ Termeti trondit ne vendin me shume shqiptare, emigranti tregon panikun (VIDEO)

Një tërmet i fortë me magnitudë 5.9 ballë të shkallës Rihter u regjistrua në orën 02:17 pas mesnatës me orën lokale, në zonën detare midis Rodosit dhe Turqisë.
Sipas mediave fqinje lëkundjet ishin shumë të forta. Banorët dhe turistët e ishullit të tmerruar dolën me shpejtësi nga hotelet dhe banesat ku po qëndronin.

Related article  Horoskopi javor - Parashikimi i yjeve për secilën shenjë

Kryetari i komunitetit shqiptar në Rodos, Ari Kasapi tha për “People” në Euronews Albania, se tërmeti u shoqërua me panik dhe me frikë për cunami, pasi qendra e tij ishte shumë afër me Rodosin.

“E ndiem shumë sepse ishim të gjithë në gjumë. Qendra e tërmetit ishte vetëm 7 kilometra nga Rodosi dhe ishte 6.7 ballë në atë moment që na e treguan telefonat. 5.9 e nxori qendra në Athinë. Këtë kohë ka pasur tërmete të vogla, por tani ka pasur zjarr, përmbytje dhe tërmete.

Related article  Zarf i zi? Skandal në BBVA: Nikole e quan Mirin “pedof*l”

Unë kam një biznes me aksesorë turistik, nuk pati dëme, por pati diku te 10 shtëpi të vjetra që u dëmtuan. Më tepër ishte paniku i krijuar në hotelet e mëdha, pati frike edhe për cunami” -tha ai.

Related article  Sherr i madh ne ujin e Vlores, Braktiset femija ne mes te detit, gruaja qellon burrin, i dalin zot...

Greqia nuk raportoi lëndime në njerëz, në Turqi një vajzë 14-vjeçare ndërroi jetë si pasojë e një sulmi paniku gjatë tërmetit, ndërsa 69 persona mbetën të plagosur, pasi u hodhën nga lartësia për shkak të frikës.

Published inLajme