Skip to content

Ishte shënjestra e atentatit? Reagon FORT GRUAJA e Roan Brahimit, Zbulon të Vërtetën që Askush S’e Priste!

Pas atentatit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e 17 prillit në zonën e Lundrës, ku mbetën të plagosur 4 persona mes tyre dy të mitur, një nga pistat që u hodh ishte ajo e një sulmi të mundshëm ndaj bashkëshortes së Roan Brahimit – të ndjerit që u ekzekutua në Greqi një vit më parë.

Por vetë ajo ka reaguar publikisht përmes një deklarate për “ZËRI”, duke mohuar me forcë çdo lidhje me ngjarjen dhe duke theksuar se prej muajsh nuk gjendet në Shqipëri. E reja me inicialet K.Z., tashmë e larguar jashtë vendit, deklaron se nuk ka qenë asnjëherë në Shqipëri pas vrasjes së bashkëshortit dhe se për hir të sigurisë së djalit të saj, nuk ka ndërmend të kthehet.

“Nuk kam lidhje fare me çfarë ndodh aty. Nuk kam qenë në Shqipëri. Më ka dalë emri gabimisht. Asnjë atentat, asnjë kërcënim. Jam jashtë vendit dhe nuk kthehem”, – u shpreh ajo, duke shtuar se edhe familjarët e saj janë tronditur nga lajmet e rreme.

Ajo gjithashtu hodhi poshtë zërat që e lidhin me makinën që ishte në shënjestër gjatë atentatit, duke theksuar se nuk zotëron një automjet “G-Class” si ai që u qëllua me breshëri plumbash.

Edhe gazetari Artan Hoxha, në një prononcim për “MCN”, konfirmoi se shënjestra nuk ishte bashkëshortja e Roan Brahimit. Sipas tij, kjo hipotezë është e pavërtetë pasi autorët kanë qenë shumë afër makinës dhe do ta kishin dalluar menjëherë nëse bëhej fjalë për një person të kërkuar.

Ndërkohë, është zbardhur edhe dinamika e atentatit. Viktima e synuar dyshohet të ketë qenë djali i Vesel Demirajt, pronar i kompanisë së sigurisë “Pelikani”. Ai ishte duke u kthyer në shtëpi me të vëllain dhe një mik pas ditëlindjes së tij të 11-të, kur makina u qëllua me armë në mbikalimin e Farkës. Shoferi Arenc Stafa, i plagosur, tentoi të shpëtonte duke e drejtuar mjetin drejt një lokali, por autorët e ndoqën dhe qëlluan përsëri. Si pasojë, 4 persona mbetën të plagosur, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë u dërguan në Itali për trajtim.

Ngjarja në fjalë ndodhi vetëm disa orë pas vrasjes mafioze të Gjovalin Prendit në Lezhë, babai i Roan Brahimit – duke nxitur dyshime për një zinxhir hakmarrjesh mes grupeve rivale. Por për momentin, lidhja mes dy atentateve mbetet e paprovuar dhe policia ende po heton.

Në një kohë kur krimi po i kalon kufijtë e imagjinatës, e vetmja gjë që duket e qartë është frika, heshtja dhe mungesa e drejtësisë. Dhe mbi të gjitha – një emër që shfaqet sërish në qendër të vëmendjes, por kësaj here për të thënë: “Unë nuk kam qenë aty”.

Published inLajme