Skip to content

‘Ishte problemi kryesor i…’ Nikoll Lesi godet fort Berishen: Per te fituar duhet te rikthente vitin…

Ish-deputeti, Nikollë Lesi, ishte i ftuar në Top Story në Top Channel, ku u diskutua se çfarë do të ndodhë me PS dhe me PD-në pas zgjedhjeve parlamentare të 11 majit. Sipas Lesit, kreu i PD, ‘Berisha ishte problemi në këto zgjedhje’, teksa argumentoi se kryedemokrati nuk krijoi frymë, besim si në vitin 2024.

Sakaq si shtroi emrat si Ilir Alimehmeti dhe Jorida Tabaku, të cilët grumbulluan shumë vota për PD dhe se sollën një frymë të re. Ilir Alimehmeti ishte një nga kandidatët më të votuar të PD në zgjedhjet e 11 Majit, por nuk arriti të merrte mandatin e deputetit.

Related article  Arrestohet bosi i llotove - Detajet

“Problemi në këto zgjedhje për mua ishte PD ose doktor Berisha. Në këto zgjedhje ishte problem Berisha. Kur themi PD themi Berisha. Tha prerë që nuk do futemi në zgjedhje pa qeveri teknike. Hyri në zgjedhje. Nuk duhej kurrsesi, duhej një figurë që të mos ishte fare as ish-deputet apo ish-ministër.

Related article  Al*rm nga Tanja Porja! Ndryshim drastik i motit, prilli do t'ju befasojë keq!

Ishte një Berishë tjetër në 2004, krijoi besim, figurë. Kishte frymë, ketë herë nuk kishin besim njerëz. Pra, problemi është doktori. Përherë një fushatë e karikon njerëzit por duhej bërë analizë.

Related article  Zbulohen DETAJE nga vdekja e Fabiana Piccionit, autori i dyshuar një biznesmen shqiptar

Doktori për mua, që nuk do e japë dorëheqjen, duhet të ikte. Ka sa të duash emra të rinj. Ke Ilir Alimehmetin, Jorida Tabakun. I sollën një frymë të re PD. Ke Tomor Alizotin, Agron Gjekmarkaj. Do i marri në 2029 ai, në mbretëri do e kthejë.”, u shpreh ai.

Published inLajme