Skip to content

‘Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë’ – Sulmohet brutalisht gjinekologu i njohur, dyshohet se

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku gjinekologu i njohur Afrim Veliu, rreth 60 vjeç, është sulmuar brutalisht nga një person ende i paidentifikuar. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:30, në rrugën “Henry Dynant”, përballë disa ndërtesave të banuara, në një zonë të populluar të kryeqytetit.

Mjeku, i njohur prej dekadash për kontributin e tij në shëndetësinë kosovare, raportohet se po kalonte rrugën kur papritur është sulmuar pa paralajmërim nga një individ i panjohur, i cili e ka goditur me forcë në pjesë të ndryshme të trupit.

Related article  Tërmete në Kretë, lëkundja e fortë ndjehet në të gjithë ishullin

Sipas burimeve të Sinjalit nga vendi i ngjarjes, dëshmitarët e pranishëm kanë mbetur të tronditur nga brutaliteti i skenës dhe nga gjendja e rëndë në të cilën ndodhej viktima menjëherë pas sulmit.

“Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Me duar në kokë kërkonte ndihmë. Kishte një fytyrë të tmerruar dhe po lëkundej nga dhimbja. Skena ishte e frikshme, si në filmat e zi,” – tha një banor i lagjes, i cili kishte dalë në ballkon në momentin kur ndodhi sulmi.

Sipas dëshmisë së tij, autori ishte një mashkull i gjatë, i veshur krejtësisht me të zeza, i cili veproi shpejt dhe u largua me vrap menjëherë pas sulmit. “Nuk i foli, nuk e paralajmëroi, vetëm iu afrua dhe e goditi egërsisht. U largua sikur kishte planifikuar çdo hap,” – shtoi dëshmitari.

Related article  Ambasada amerikane godet Ramën: Është e patolerueshme që...

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga Policia e Kosovës lidhur me incidentin, dhe nuk dihet nëse autori është identifikuar apo arrestuar. Po ashtu, nuk janë dhënë ende informacione për gjendjen shëndetësore të gjinekologut Veliu, i cili mendohet të jetë transportuar me urgjencë në QKUK për trajtim mjekësor.

Related article  Ia mori jeten poshtë urës! Ja cfarë kishte bërë gruaja për pronarin e saj të furrës, nuk ia doli dot (Foto)

Rasti ka ngjallur shqetësim dhe indinjatë të thellë në opinionin publik, sidomos mes komunitetit mjekësor, i cili prej kohësh ka ngritur zërin për mungesën e sigurisë dhe trajtimin e papërshtatshëm të profesionistëve të shëndetësisë në Kosovë.

Sinjali është në kontakt të vazhdueshëm me burimet zyrtare dhe jozyrtare dhe do të sjellë çdo informacion të ri në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, e cila kërkon reagim të menjëhershëm institucional dhe hetim të plotë për të zbuluar autorin dhe motivin e këtij sulmi të paprecedentë.

Published inLajme