Skip to content

Ish-banorja gati kallëzimin ndaj G Banit, i kërkon të lërë lojën, Ja çfarë rrezikon ai

Ish-banorja e Big Brother, Arsida, ka ngritur padi ndaj G Bani për ofendimet dhe shpifjet që ajo pretendon se i janë bërë prej tij gjatë kohës që ka qenë në shtëpi.

Ajo tha se është e gatshme që të tërhiqet nëse ai i kërkon falje dhe tërhiqet nga loja.

“Të mbajë fjalën që ka thënë, të më japë dorën dhe ta mbyllim këtë lojë sipas mënyrës sime”, tha ajo.

“Mbrëmë më është thyer zinxhiri i kryqit dhe u thash banorëve që sa herë më ndodh kjo më ndodh diçka e keqe. Ajo fjala rrugaçe, se ma ha mendja se për këtë e ka…”, tha G Bani.

Related article  Falja e gjobave para zgjedhjeve, SPAK i kthen përgjigje PD. Merret vendimi

“Pas prime kur ke dalë nga dhoma e rrëfimit ke thënë që kur të dal që këtu mund të thërrasësh babanë dhe djalin. Kur kam shkuar në shtëpi vajza e madhe më ka thënë ‘a është normale të flasësh kështu?’. I thash mos u shqetëso se do ta zgjidhim… Është përdorur fjala e pamoralshme dhe fjalë të tjera. Mua më pëlqen të zgjidh gjërat me mirëkuptim, dhe sonte dua atë shkoj në shtëpi t’i them vajzës që ‘ne bëmë një lojë, gabuam dhe G Banim ë kërkoi falje’. Shpresoj të jetë kjo zgjidhja, por nëse nuk do të jetë kjo do t’i them vajzës ‘që nuk duhet të tërhiqesh pas kur je në të drejtë’”, tha ajo.

Related article  Ekzekutimi i biznesmenit per pronen, policia nxjerr detajet tronditese, del foto dhe emri

“Vazhdon të jesh e pabesë dhe dinake, vajzës tënde t’i thuash që G Bani të kërkon falje. Një nga kushtet e tua ishte dhe që të tërhiqem nga loja, dhe këtë kënaqësi nuk ta jap. Pas faljes që të kërkoj, po të them që fjalën rrugaçe që kur kam ikur nga Shqipëri e kam dit që përdoret për njerëz që përdorin gjuhë rrugë dhe përdorin gjuhë agresive në debat. Do iki nga Big Brother kur të më përjashtojë populli ose kur autoritetet pasi të jetë marrë vendimi të vijnë dhe të më arrestojnë për këtë çështje”, tha ai.

Related article  “Do marrim masa!” Ç’ndodhi me Parashqevi Simakun në spital? Iliriani paralajmëron dy infermieret shqiptare: Nëse ndodh sërish…
Published inShowbizz