Lindja e Mesme ndodhet në një nga momentet më kritike të dekadës, pasi tensionet midis Iranit, Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara kanë eskaluar në një shkëmbim të drejtpërdrejtë sulmesh ushtarake.
Situata është bërë veçanërisht alarmante pas goditjes së qytetit izraelit të Haifës me një raketë balistike nga Irani, pak orë pas deklaratës së Presidentit amerikan Donald Trump për sulme ajrore të koordinuara ndaj tre objekteve bërthamore iraniane.

