Skip to content

Ilir Meta nuk duron me ne SPAK, ‘hap gojën’ dhe nxjerr ‘shoket’!

Kujtim Cakrani, avokati i ish-presidentit Ilir Meta, ka bërë një deklaratë të fortë pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, ku është shprehur se ka zyrtarë e ish-zyrtarë të LSI që duhet të ishin prapa hekurave dhe jo Meta.

Cakrani ka thënë se në akuzën zyrtare ndaj Ilir Metës, i cili sot u mor zyrtarisht i pandehur, nuk ka ndonjë ndryshim nga dosja e masës së sigurisë.

“Nuk ka patur ndonjë ndryshim nga ai materiali që është paraqitur kur është kërkuar masa e sigurimit personal. Akuzat nuk qëndrojnë, janë shpjeguar gjatë fazës hetimore, por dhe kur ai (Ilir Meta) është marrë në pyetje. Akuza përfundoi në momentin që përfunduan dhe zgjedhjet, për të hequr vëmendjen nga problemet që kanë zgjedhjet.

Related article  (Pamjet nga aksioni) Përplasje me policinë, arrestohen shqiptarët - Detajet

Këtu, persona që duhet të ishin të pandehur, janë dëshmitarë. Shumë persona të tjerë që kanë qenë pjesë e LSI të cilët duhet të ishin zyrtarisht të pandehur, dhe jo zoti Meta, sot janë të lirë dhe ushtrojnë dhe funksione publike. Emrat do të vijë një moment që do t’i bëjmë publik”, është shprehur avokati Kujtim Cakrani.

Mbrojtja e Ilir Metës është shprehur për mediat jashtë SPAK se ai nuk ka qenë i vetëm në Lëvizjen Socialiste për Integrim, gjatë kohës për të cilën akuzohet për lobim të mijëra dollarëve në SHBA. Sipas Kujtim Cakranit, në një moment të dytë do dalin dhe emrat.

Related article  I moshuari humbi jetën nga flakët, nusja e djalit rrefen detajet me lot në sy: I thërrita kur ra zjarri, por…

“Po si thoni ju, zoti Meta ka qenë vetëm në atë parti? Ka pasur grup parlamentar, ka pasur deputetët, ka pasur ministra, pra një Kryesi, funksionarë të lartë në atë parti, të cilët kanë përgjegjësi direkte përsa i përket lobimeve, njohjeve, pagesave. Kjo është një çështje e montuar.

Related article  Aks*dent tr*gjik me makinën e ushtrisë/ Një nga v*ktimat biznesmeni i njohur shqiptar (EMRI)

Janë të tjerë persona që mbajnë përgjegjësi dhe për lobimet, dhe kanë firmosur dhe kanë njohje në SHBA. Emrat do dalin, dhe pasi ju të lexoni dhe dosjet. Kjo çështje do zgjasë, do thirren të gjithë ata persona që kanë firmosur. Ky do jetë procesi i shekullit”, është shprehur avokati i Ilir Metës.

Ne ket emenyre, ai ka paralajmeruar se Ilir Meta do flase me emra konkrete, duke i thirrur ne gjykate, per te treguar se kush fshihet pas aferes se majme, e duke pretenduar se nuk eshte ai qe ka marre shperblimin.

Published inLajme