Skip to content

Ia morën jeten disa…? Befason ish-keshilltari, zbulon detajet e pathëna te Fatos Nano, ja pse mund te kete nderruar jete

Ish keshilltari i Presidentit Rexhep Mejdani, analisti Mentor Nazarko ka deklaruar se Fatos Nano ishte sigurisht një figurë liberale, i cili do të mbetet në kujtesën kolektive, në kujtesën tonë kombëtare si njeri që e respektoi rotacionin. Natyrisht, kishte ato veset e veta, madje ndoshta dhe prej tyre humbi jetën”.

“Pirja e duhanit apo e alkoolit, megjithatë ishte dikush i cili ndoqi rrugë e drejtë të historisë në përgjithësi. Kur zoti Nano ishte në burg, ajo pasqyra që i vinte realitetit nëpërmjet letrave, nëpërmjet kontakteve të ligjshme, të paligjshme me të shoqen apo me të tjerët që vinin nga Tirana ishte ndoshta jo e plotë,

Related article  'Ka ndodhur dhe ne kohen e profetit...' Falja e Namazit pak më herët se njoftimi për qytetarët, reagon Komuniteti Mysliman

megjithatë sinjali që i vinte nga perëndimorët ishte që ne mund t’ju shohim juve, megjithëse partia juaj ishte kundër NATO-s në fillim, por ju duhet të reformoheni, duhet të ndryshoni kupolën drejtuese.

Nano dërgoi një letër, dërgoi një mocion i cili skiconte linjat e këtij reformimi të Partisë Socialiste apo dhe drejtimin apo dhe largimin e disa figurave.

Related article  4 shenjat që fati nuk do të jetë në anën e tyre në Prill 2025, sipas astrologëve të njohur

ishte një mesazh i cili mund edhe të shkonte në koshin e plehrave. Unë bashkë me tim vëlla, me gazetën Dita, vendosëm që ta ndihmonim në misionin e tillë, duke e folur me Dritëro Agollin, i cili ishte një lloj patriarku i Partisë Socialiste.

Ne e nxitëm Dritëroin që të shihte anën pozitive të kësaj ndërmarrjeje të Nanos, i cili në një burg të sigurisë së lartë në Bënçë, kur s’kishte internet, s’kishte mundësi komunikimi, merrte përsipër ta udhëhiqte reformimin e Partisë Socialiste.

Related article  LAJM I FUNDIT - Tragjedi në Tiranë, humb jetën i riu

Dritëroi iu përgjigj me intervistë të gjatë në disa numra, pastaj dhe Fatosi ju përgjigj me intervistë të gjatë në disa numra dhe kështu realizuam dialog në distancë mes tyre. Ky dialog përcaktoi votën në Kongresin që i dha të drejtë Nanos dhe u larguan disa prej drejtuesve të Partisë Socialiste”, u shpreh Nazarko. (A2 Televizion)

Published inLajme