Skip to content

I vëllai u gjet pa shenja jete në banesë, Unikkatili reagon për herë të parë

Unikkatili ka reaguar pas lajmit për vdekjen e vëllait të tij, i cili u gjet i pajetë në shtëpinë e tij në Prishtinë.

Këngëtari ka bërë një dedikim të ndjerë në rrjetet sociale, teksa ka ndarë një foto me të vëllanë gjatë fëmijërisë.

Ndër të tjera, ai thotë se e konsideronte si shokun e tij më të mirë duke theksuar se ka përjetuar shumë gjëra të rënda edhe pse ka qëndruar gjithmonë i buzëqeshur.

Related article  Përlotëse/ Tragjedia e Anilës, dy djemtë nuk i flisnin pasi mësuan lidhjen e saj. Sot nuk shqipten nga spitali

“My one and only, ty që je kônë gjithmonë aty për mu. Ty që t’kisha jo vetëm vëlla, po edhe shokun mà të mirë. Ti m’dashte mà shumë se veten, e edhe une ty njëjtë. Gjithmonë i buzëqeshun, pozitiv e sy patrembun. Trimi i êm!!! Edhe n’momentet e fundit ke thonë mos me me tregú mú sepse ke pasë brengë po pësoj aksident tu u ngutë me ardhe te ti. Përjetove gjôna që disa nuk munden as me qindra jeta, e vetëm n’ôndrra. Zemra ême u thý në miliarda copa   Përshëndetja e fundit jipet të Enjten (06.03.2025) prej orës 9 te restaurant Fenix n’Klinë. Varrimi të njëjtën ditë në orën 13:00 te varrezat e kishës së Gjurakocit”, shkruan këngëtari.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Tronditet Tirana, atentat në mes të kryeqytetit (Publikohen Pamjet – VIDEO)

 

 

Published inLajme