Skip to content

I riu i dehur e përplas me makinë! Humb jetën

Policia e Elbasanit ka arrestuar në flagrancë një 28-vjeçar, me iniciale L.B., pasi mbrëmjen e së hënës shkaktoi një aksident trafiku me pasojë vdekjen e një 62-vjeçari.

Sipas njoftimit të policisë, 28-vjeçari akuzohet për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”, të cilat kanë rezultuar në humbjen e jetës së shtetasit Xh.R., 62 vjeç.

Shërbimet e policisë kanë konstatuar se i riu drejtonte automjetin në gjendje të dehur në momentin që shkaktoi aksidentin e rëndë. Ngjarja ndodhi në aksin rrugor “Elbasan-Bradashesh”, ku automjeti i drejtuar nga 28-vjeçari përplasi 62-vjeçarin, i cili po udhëtonte me biçikletë. Si pasojë e plagëve të marra, 62-vjeçari ndërroi jetë në spital.

Materialet procedurale në lidhje me këtë rast i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan për veprime të mëtejshme hetimore.

Published inShowbizz