Skip to content

I q*lluan nënën e 3 fëmijëve, ish-burri i Anila Prendushit bën veprimin e madh që se bën kushdo

Një krim pasioni ka tronditur qytetin e Shkodrës paraditen e kësaj të marte, 18 shkurt. Kolë Manaj, 34-vjeç, qëlloi partneren e tij, Anila Prendushi me armë zjarri dhe më pas veten.

Prendushi ka mbetur e plagosur rëndë dhe ndodhet në gjendje kritike, ndërsa 34-vjeçari ka ndërruar jetë në vend. Krimi ka ndodhur brenda makinës që ishte me letra në emrin e Anila Prendushit.

Mësohet se çifti bashkëjetonin në Shkodër prej 5 vitesh. 44-vjeçarja ishte divorcuar para 6 vitesh dhe është nënë e 3 fëmijëve, ku pas ndarjes kishte nisur bashkëjetesën me 34-vjeçarin.

Related article  Leku tek Leku! Rikthehet ish-gruaja e Fatos Nanos – nuk do ta besoni kush i qëndron në krah! S’do ta njihni dot (FOTO)

Burimet kanë thënë se me ish partnerin e saj me të cilin ka tre fëmijë, ajo kishte marrëdhënie korrekte, sa që kur ai ka mësuar për ngjarjen e rëndë, ka shkuar në vendin e krimit./Radar.al

Paraditen e kësaj të marte kryeqendra e veriut u trondit nga një ngjarja e rëndë, ku 34-vjeçari Kolë Manaj qëlloi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij 44-vjeçare, Anila Prendushi Ndoka si dhe më pas vrau veten.

Related article  Urdhri i prerë nga Teherani: Nga e mërkura godasim 18 kompanitë më të fuqishme të SHBA! (LISTA)

44-vjeçarja si pasojë e plagëve të marra fillimisht u transportua në spitalin e Shkodrës ku dhe mori ndihmën e parë mjekësore, teksa së fundmi bëhet me dije se për shkak të gjendjes së saj të rënduar është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Related article  Te veshur si femra! Laerti dhe Gjesti shijojnë puthje në buzë! Ja çfarë ndodhi mes tyre (Foto)

Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 11:15 të kësaj të marte në qytetin e Shkodrës, në lagjen “Mark Lula”. Uniformat blu njoftuan se vrasja ndodhi brenda automjetit tip “Tiguan” në pronësi të Anila Prendushi Ndokës, ku 34-vjeçari plagosi me plumb në kokë bashkëjetuesen e tij, teksa më pas vrau dhe veten.

Vijon….

Published inLajme