Skip to content

I qetë sikur nuk ka ndodhur asgjë/ vrau fqinjin 82-vjeçar, dalin pamjet e autorit pak minuta pas ngjarjes

Fation Janina, autori i dyshuar i vrasjes së fqinjit të tij 82-vjeçar, Paulin Gina në lagjen Nr. 16 të qytetit të Durrësit, me një qetësi të frikshme shihet teksa del nga pallati pak pasi ka kryer aktin makabër.

Policia e Durrësit ka siguruar edhe video nga kamerat e sigurisë në rrugë, të cilat e kanë fiksuar 39-vjeçarin duke dalë nga pallati, pasi kishte kryer vrasjen.

Related article  Ariana Grande shfaqet kockë e lëkurë, fansat të shokuar: “Ajo po vdes”!

Sipas policisë, Fation Janina, pasi ka kryer krimin, e ka mbyllur viktimën në banesë.

Gjatë kontrollit në banesën e autorit të dyshuar, Policia e Durrësit gjeti dhe sekuestroi 2 thika, 1 çekiç dhe veshjet, që dyshohet se ka patur autori gjatë kryerjes së krimit.

Related article  Shembet ura, disa humbje jete

Mjeti prerës, çekiçi dhe veshjet me njolla gjaku janë dërguar në Institutin e Policisë Shkencore, për ekzaminime të mëtejshme.

Pas arrestimit të tij, vetë 39-vjeçari ka rrëfyer krimin e rëndë, duke thënë se shkak ishte bërë një borxh në vlerën e 20 mijë lekëve që viktima i kishte atij.

Related article  Rikthimi i fuqishëm i Parashqevi Simakut, surpriza që ka përgatitur për publikun

Autori Fation Janina prej kohësh jetonte i vetëm dhe në zonë njihej si person që konsumonte alkool. I vetëm jetonte dhe viktima, Paulin Gila, baba i 3 djemve, të cilët prej kohësh ndodhen në emigrim në Itali.

Published inLajme