Një përgjim i paligjshëm që komprometon rëndë Blendi Gonxhen, njeriun që Kryeministri Edi Rama po e promovon si kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Tiranës, po qarkullon në Tiranë, duke shkaktuar tronditje në qarqet politike dhe mediatike. Lajmi bëhet i ditur nga portali Pamfleti, i cili citon burime të sigurta.
Sipas Pamfletit, prej disa javësh në një rreth të kufizuar po shpërndahet një material përgjimi që diskrediton rëndë Blendi Gonxhen, jo vetëm si kandidat të mundshëm, por edhe si figurë publike. Ky material, i cili dyshohet të jetë realizuar gjatë kohës kur Gonxhe drejtonte Drejtorinë e Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR).
Qëllimi i këtij përgjimi të paligjshëm, sipas Pamfletit, është eliminimi i Blendi Gonxhes nga gara për Tiranën dhe dëmtimi i imazhit të tij si teknokrat i pastër. Portali shkruan se nëse materiali publikohet, ai do t’i hiqte Gonxhes të drejtën morale për të kandiduar dhe do të rrënonte profilin e tij publik.
Kryeministri Edi Rama është i informuar për ekzistencën e këtij përgjimi dhe sipas burimeve pranë qeverisë, reagimi i tij fillestar ka qenë i tronditur. Rama thuhet se ka urdhëruar izolimin e informacionit, duke kërkuar heshtje dhe mbrojtje për Gonxhen, duke e konsideruar këtë si kër.cënim serioz për planet e tij politike.
Ndërkohë, brenda Partisë Socialiste raportohet tension dhe klimë mosbesimi. Përgjimi është bërë temë kryesore diskutimi, ndërsa frika nga publikimi i tij dhe pasojat e mundshme janë të mëdha. Në këtë situatë të brendshme, Erion Veliaj, i arre.stuar së fundmi, shihet jashtë loje, ndërsa Gonxhe është nën presion të fortë. Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha po konsiderohet si “plani B” i Ramës për Tiranën, nëse sk.andali i përgjimit e “dje.g” Gonxhen.
Vetë Edi Rama shfaqet gjithnjë e më i izoluar dhe i lodhur, i rrethuar nga mosbesimi dhe i braktisur nga aleatë të tij. Ai po ndjek rrëzimin e rendit të tij politik përballë kërc.ënimit të një përgjimi që mund të shkat.ërrojë planet e tij për Tiranën.
Pamfleti konkludon duke pohuar se përgjimi ekziston dhe është dëgjuar nga persona me ndikim, por mbetet e paqartë nëse do të publikohet apo do të vazhdojë të përdoret si mjet presioni dhe negocimi në prag të riformatimit të Partisë Socialiste dhe garës për Bashkinë e Tiranës.