Skip to content

I mbijeton aksidentit tragjik, por humb jeten njeriu i zemres, gazetarja e njohur dritheron me reagimin e saj

Një aksident i rëndë automobilistik ka tronditur qytetin e Beratit në orët e para të mëngjesit të së dielës, duke i marrë jetën një 29-vjeçari dhe duke lënë pas dhimbje të pamatë për familjen e tij.

Viktima, Ornel Caushaj, udhëtonte së bashku me bashkëshorten e tij, gazetaren e njohur Sindi Salaj, kur mjeti me të cilin po lëviznin doli nga rruga në fshatin Moravë. Përplasja rezultoi fatale për drejtuesin e mjetit, ndërsa Sindi Salaj shpëtoi me lëndime të lehta.

Pas kësaj tragjedie, gazetarja ka ndarë në rrjetet sociale një mesazh të thellë e prekës për humbjen e bashkëshortit, duke e përshkruar si plagën më të madhe të jetës së saj.

Related article  Lajm i mrekullueshëm për Michael Schumacher, ja çfarë po ndodh me legjendën e Formula 1

“Zoti ishte xheloz sa shumë të doja unë, ndaj të mori pranë vetes. Thonë se koha shëron plagët, por s’besoj se ka kohë që mund të shërojë plagën e shpirtit tim.

Do takohemi sërish një ditë, drita ime. Deri atëherë, na mbro nga lart,” shkruan ajo, duke i drejtuar fjalët plot dhimbje bashkëshortit të ndjerë.

Related article  Xheneta Fetahu mbërrin në Tiranë, gati të futet në Big Brother Albania? (VIDEO)

Në postimin e saj, e shoqëruar edhe me një fotografi familjare ku shfaqen të tre bashkë – Sindi, Ornel dhe vajza e tyre e vogël – gazetarja tregon vendosmërinë për të vazhduar jetën për hir të vajzës së tyre Aivin.

“Unë do mësoj të jetoj me dhimbjen, por mbi të gjitha do të jetoj me kujtimet e bukura që më le ti. Për ty. Për Aivin,” shprehet ajo.

Ngjarja tragjike ka lënë pa fjalë jo vetëm familjen dhe miqtë e çiftit, por edhe komunitetin e Beratit dhe botën e medias, ku Sindi Salaj ka ndërtuar karrierën e saj.

Related article  LAJM I FUNDIT - Ngjarje e rëndë, qëllohen tre persona

Humbja e Ornel Caushajt në kulmin e jetës së tij shihet si një dramë e rëndë familjare, ndërsa fjala e fundit që mbetet është ajo e dhimbjes së pashlyeshme që një nënë e re do të mbajë mbi supe, duke u përpjekur të rrisë vajzën e saj me kujtimin e një babai që iku shumë shpejt.

Published inShowbizz