Skip to content

I FUNDIT, Vdes minatori ne minieren e kandidatit te Rames, policia arreston vetem tekniket (EMRAT)

Një aksident me pasojë vdekjen e një punëtori është shënuar këtë të mërkurë, rreth orës 11:00, në minierën e Bulqizës. Viktima është identifikuar si Fari Veliu, 66 vjeç, i cili ka humbur jetën gjatë punës në galeritë e minierës. Rrethanat e ngjarjes ende nuk janë bërë të qarta. Policia bëri me dije se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Minatori u transportua në Spitalin e Bulqizës, por pa shenja jete. Burime nga stafi mjekësor i thanë BIRN-it se trupi i punëtorit kishte dëmtime të shumta dhe, pavarësisht përpjekjeve të tyre, nuk mund të bëhej asgjë për ta shpëtuar.

Referuar të dhënave në Regjistrin e Lejeve Minerare, aksidenti ka ndodhur në galeritë e kompanisë “GERTI Shpk”, e cila është në pronësi të Jeton Danit. Ky i fundit është një emër i njohur në zonë, jo vetëm për aktivitetin minerar, por edhe për angazhimin politik në Partinë Socialiste. Në zgjedhjet e 11 majit, djali i tij, Murat Dani, kandidoi për deputet në listën e hapur të PS-së në qarkun e Dibrës.

Related article  Assassinated lawmaker’s home riddled with bullets as fugitive suspect’s car located

I kontaktuar nga BIRN-i, Dani kërkoi të “lihej rehat” dhe refuzoi të fliste për ngjarjen ku humbi jetën minatori 66-vjeçar.

Veliu ishte një nga minatorët që, pavarësisht moshës dhe kushteve të rënda të punës, detyrohej të rikthehej në galeritë e kromit për shkak të pamundësisë për të siguruar jetesën vetëm me pension.

Ky aksident përbën ngjarjen e tretë me pasoja fatale në sektorin minerar në zonën e Bulqizës dhe Klosit gjatë këtij viti. Pak muaj më parë, një punëtor i ri humbi jetën teksa punonte në një fabrikë pasurimi kromi në Klos, ndërsa trupi i tij u gjet vetëm pas disa javësh kërkimesh intensive, ku morën pjesë banorët e zonës dhe Forcat e Armatosura të Shqipërisë dhe Kosovës.

Related article  Trump's attempt to break up with Musk and send him 'back to South Africa' takes very embarrassing turn

Pesë punonjës të kompanisë minerare ku ishte i punësuar 66-vjeçari Fari Veliu, i cili humbi jetën ditën e djeshme në një minierë kromi në Bulqizë, janë arrestuar nga policia. Siç bëjnë me dije blutë, ata akuzohen për mugesën e masave për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar. Në pranga kanë rënë: Njazi Përkola, Besnik Çupi, Ferit Truka, Ervis Kadiu dhe Edmond Xhafa, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Njoftimi:

Bulqizë/ Nuk morën masa për sigurimin e kushteve të mbrojtjes në subjektin minerar ku humbi jetën dje, shtetasi F. Sh., arrestohen 5 punonjës të stafit teknik.

Në vijim të veprimeve hetimore dhe operacionale të kryera me qëllim zbardhjen e përgjegjësive dhe rrethanave, në lidhje me ngjarjen e djeshme, të ndodhur në një subjekt minerar në Bulqizë, ku humbi jetën shtetasi F. Sh., 66 vjeç, dyshohet se si pasojë e rënies së një masivi shkëmbor, gjatë punës në galeri, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë arrestuan në flagrancë shtetasit Nj. P., 46 vjeç, B. Ç., 68 vjeç, F. T., 61 vjeç, E. K., 35 vjeç dhe E. Xh., 51 vjeç, të gjithë punonjës të stafit teknik të subjektit minerar.

Related article  Fjolla Morinës i shkatërrojnë makinën, PAMJE nga mjeti i bërë copash

Nga hetimet e deritanishme rezulton se këta shtetas, me veprimet ose mosveprimet e tyre, nuk kanë marrë masat e duhura për garantimin e kushteve të sigurimit teknik të punës në subjektin minerar.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Dibrës, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”, me pasojë vdekjen.

Minatori 66-vjeçar në Bulqizë humbi jetën ditësh e djeshme. Ngjarja ka ndodhur teksa po punonte për ndërtimin e një armature për të punuar minatorët e tjerë, ku dyshohet se një masiv minerali është shembur duke e zënë poshtë.

Published inNEWS