Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit në SHBA, Mark Fleming, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Tiranë, ku është takuar me drejtues të institucioneve të drejtësisë dhe përfaqësues të politikës shqiptare.
Gjatë qëndrimit të tij, Fleming ka vizituar Prokurorinë e Posaçme, ku është pritur nga kreu i saj, Altin Dumani. Në qendër të takimit ka qenë bashkëpunimi ndërinstitucional dhe mbështetja që Shtetet e Bashkuara i japin reformës në drejtësi dhe forcimit të luftës kundër korrupsionit.
Në kuadër të kësaj vizite, zyrtari amerikan ka zhvilluar takime edhe me ministren e brendshme, Albana Koçiu, dhe ministrin e Drejtësisë, Besfort Lamallari. Bisedimet janë fokusuar në vijimin e bashkëpunimit për forcimin e institucioneve të rendit dhe zbatimit të ligjit.
Fleming është takuar gjithashtu me përfaqësues të opozitës, ndër të cilët Gazment Bardhi, Belind Këlliçi dhe Jorida Tabaku. Diskutimet kanë prekur zhvillimet më të fundit politike në vend dhe rëndësinë e ruajtjes së integritetit institucional në proceset hetimore.
Vizita e zyrtarit të lartë amerikan konfirmon se Uashingtoni mbetet i angazhuar në mbështetjen e institucioneve të reja të drejtësisë dhe në forcimin e sundimit të ligjit në Shqipëri.
Dy dite me pare, Gazetarja Anduena Llabani deklaroi në Oponencë se përveç zv/kryeministres Balluku, në hetim nga SPAK janë dhe 2 ministra të rëndësishëm, bashkëpunëtorë të saj.
Sipas Llabanit, njëri ministër është për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet, dhe tjetri, një ministre për sigurinë kombëtare.
“Këta e kanë shitur sigurinë kombëtare tek persona që shesin shtëpi në Amerikë”, tha gazetarja duke shtuar se me kaq shumë akuza, nuk jep garanci se zv/kryeministrja nuk do të festojë as Krishtlindjet.
Ajo u ndal dhe tek një tjetër skandal që po heton NATO dhe që lidhet me shoqërinë KAYO në varësi të ministrisë së Infrastrukturës.
Oponencë, tha Llabani, do të vijojë me publikimin e provave e fakteve që faktojnë megaskandalin e blerjes së armatimeve nga KAYO, e cila drejtohet nga njerëz që nuk janë kompetentë.
“Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë”, u shpreh moderatorja e Oponencë, Anduena Llabani.
Anduena Llabani: Unë vërtet kam folur që Balluku nuk e feston Shën Valentinin, por nuk jap garanci se cfarë do të ndodhë për Krishtlindje. Di që dhe 2 ministra shumë të rëndësishëm, të emëruar nga Balluku, të njohur dhe si bashkëpunëtorë të saj janë nën hetim, njëri për alokimin e 150 milionë dollarëve qoka që e mbajnë në pushtet por flas dhe për ministre që sigurinë kombëtare e kanë shitur tek persona që shesin shtëpi në Amerikë. Dmth unë kam një pyetje, me kaq shumë gjëra sa ka zonja Balluku, një njeri që ka 70% të buxhetit shqiptar.
Një nga skandalet që po hetohet sot dhe nga strukturat e brendshme të NATO-s, është çështja e sigurisë për blerjen e armatimeve nga ministria, e ashtuquajtura KAYO, një firmë që firmos miliona para nga shteti për blerje armatimesh dhe rezulton se kjo shoqëri drejtohet nga persona që nuk janë fare kompetentë.
Është një shoqëri sensitive që do të përfundojë si MEKO që vrau njerëz. Ju jap garanci që këtu në studio këtu do të sjellim prova e fakte që do të vërtetoj një nga megaskandalet në lidhje me këtë gjë.