Skip to content

I biri u iku në lule të rinisë! Prindërit e Guido Dervishllarit ne hall te madh, e trishte cpo u ndodh tani, kerkojne ndihme nga shqiptaret

Një ngjarje e rëndë u raportua një ditë më parë, ku 19-vjeçari Guido Dervishllari, u gjet i vetëvarur në kodrat pranë fshatit Rrëmenj.

I riu plot jetë, ëndrra, dëshira dhe shpresë, ndërmori aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës. Humbja e tij e parakohshme ka lënë pas një dhimbje të madhe dhe një boshllëk në zemrat e familjarëve të tij, por dhe të miqve, të cilët i kishte të shumtë.

Për miqtë dhe të gjithë ata që e njihnin nga afër, Guido ishte një djalë i dashur, i sjellshëm dhe gjithmonë pranë të tjerëve. Askush nuk ishte i përgatitur për këtë tragjedi.

Related article  E TMERRSHME! Djali mbante trupin e pajetë të nënës së tij në garazh për muaj të tërë, tërhiqte pensionin e saj

Sot, prindërit e tij janë përballë dhimbjes më të madhe që mund të përjetojë një familje, humbjen e një fëmije, e dritës së syve të tyre. Përveç dhimbjes që po i “çan kraharorin”, familja e të riut është duke u përballur dhe me një barrë të rëndë ekonomike për të përballuar shpenzimet e varrimit dhe të ceremonisë të 19-vjeçarit.

Related article  Sherr me thika, plagosen dy të rinjtë (EMRAT)

Për këtë arsye, miqtë dhe të afërmit kanë hapur një “Gofundme” për të mbështetur financiarisht familjen Dervishllari në këto momente të vështira.

“Të gjitha donacionet do të shkojnë direkt për shpenzimet e funeralit, shërbimet përkujtimore dhe çdo nevojë tjetër të menjëhershme që mund të ketë familja”, shkruhet ndër të tjera në faqen e Gofundme të hapur për të ndihmuar familjarët e 19-vjeçarit.

Për të gjithë ju që dëshironi të kontribuoni klikoni në linkun (KËTU).

Related article  Vrau 20-vjecarin qe donte te martohej me vajzen e tij te mitur! Vasel Kocekut i ndodh e keqja qe nuk e priste

Guido u prej kohësh punonte si fotograf. Ai u gjet i vetëvarur rreth orës 14:40 të së shtunës në kodrat pranë fshatit Rrëmenj nga banorët e zonës. Këta të fundit njoftuan familjen dhe policinë.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje si dhe për të hedhur më tepër dritë mbi shkaqet që çuan këtë të ri të ndërmerrte aktin ekstrem duke i dhënë fund jetës.

I biri u iku në lule të rinisë! Prindërit e Guido

Published inLajme