Skip to content

Historia e Yrmerit nga Tirana! Babai vrau veten, djalin e zuri korenti, ndersa une…(VIDEO)

Sot në “Real People”, rrëfen jetën e tij Yrmeri, një qytetar i thjeshtë që vjen nga një fshat i Tiranës. Ai tregon për historin e jetës së tij, jo pak të lehtë. Në jetën e tij modeste, ai ka zgjedhur mos të ketë as makinën, biçikletën apo motorin, por një karrocë të thjeshtë dhe dy kuajt e tij.

48-vjeçari tregon mbi ditën e tij të cilën e nis që në orët e para të mëngjesit për të shitur qumësht. Një rutinë kjo të cilën e vazhdon duke mos bërë asnjë ditë pushim. Më tej Yrmeri tregon pasionin e tij për kuajt.

Related article  Personi theret në rrugë, momenti kapet në video (VIDEO e rëndë)

“Unë dal nga shtëpia që në 5:30 në mëngjes dhe e mbyll në 9 të darkës. Nuk bëj asnjë ditë pushim, as të dielën. Kuajt më kanë pëlqyer gjithmonë. Kam hipur që në moshën 7 vjeç për herë të parë. Kjo karrocë ka 20 vite”, tha ai.

Yrmeri u ndal në dy prej sfidave të mëdha të jetës më të cilat i është dashur të përballet. Ai rrëfen se ka humbur babain vetëm dy vite më parë për shkak se qëlloi veten me armë gjahu. Ndërsa 8 vite me parë humbi djalin e tij në një moshë farë të re, vetëm 20 vjeç.

Related article  ‘Na ndodhi një tragjedi…’! Ish-drejtoresha e burgut të grave tregon pse u ndaluan “takimet speciale”!

“Babai këtu ku jam unë e kishte shtëpinë. Jam djal i vetëm, kam dhe tre motra të martuara. Babai ka dy vjet që ka ndërruar jetë. Atë natën kisha ditëlindjen e gocës që është 7 vjeçe sot. Hëngrëm, pimë, më pas ai ka ikur në dhomën e tij, mori armën e gjahut dhe vrau veten.

Related article  'Buke mikut. barut armikut'! Zgjimi i Kanunit! Pleqnia e bajraktarëve ne THETH mblidhet urgjentisht për vendime me ligjin e Lekë Dukagjinit

Nuk dyshova në asnjë moment për asgjë sepse ishte i qetë dhe nuk ka pasur asnjëlloj shqtësimi. As të tjerët nuk kuptuan asgjë. Ishte festa e fundit. Atë ditë e ka mbajtur gjithë ditën në krah gocën time dhe i thoshte: “Hajde të gjyshi”.

Para 8 vitësh ishte një gjë akoma më e rëndë për mua. Më vdiq djali 20 vjeç, e zuri korenti. Djali e ka pasur emrin e gjyshit Muharrem por e therrisnim Eni”, u shpreh Yrmeri.

Published inLajme