Skip to content

Historia e pa thënë ndonjëherë: Si e njoha Parashqevi Simakun kur ishte vetëm 16-vjeçe, për 2-3 muaj ne ishim…

Shefqet Kryeziu-Si e njoha Perashqevi Simakun… Këngëtarën dhe artistën shqiptare… Ishte verë e viti 1982 Golemi ishte qendra ku ne studentët mblidheshim në kampin studenti. Çdo beharë qëndronim 2-3 muaj në atë vendë.

Parashqevia ishte çdo ditë në plazhë. Rrinte çdo herë e vetmuar, asnjëherë nuk shoqëroheshe me njeri.

Ishte mjaft e bukur dhe shumë serioze. Nuk qeshte kurrë. Por kur qeshte e nxirrte nga shpirti të qeshuren e saj.

Unë pata fatin te isha pakë kohë shokë me Parashqevinë. Në vitin 1983 isha prezantuar dhe njohur me te për herë të parë. Ishte vërtet shoqe e mirë dhe saherë që flisnim me te, kurioziteti i saj ishte vërtet i madhë dhe më pyeste gjër e gjatë për Kosoven.

Related article  Gruaje korçare rrëfen dramën e jetës: Burri i parë më la shtatzënë shoqen, kurse i dyti dhe i treti me...

Pak njohuri kishte për kosovën. Me aq pakë kohë që e njoha ruaj përshtypjet e një vajze gjigande.

Një këngëtare epa përseritshme. Besoi se afersishtë 2 muaj u shoqeruam, jo çdo ditë por takimet tona si shokë qenë të shpeshta. Më pas u ndamë në rrugët tona sejcili.

Por; Me vete morrem një përshtypje të jashtëzakonshme për njëri tjetrin.

Mbrëmë në një media pash një insert të llahtarshëm. Të jet vallë kjo Parashqevia?!

Jooo Ska mundesi…! Vertetë i rash pishman që e pash atë insert.

Doja të mos e shikoja vërtetë. Doja ta kujtoja këtë foto që unë po e postoi, ta shikoi dhe mos të qoi mendjen tek ky insert të llahtarshëm.

Related article  Vjen me pushime në Shqipëri, por gjermanit i ndodh e papritura!

Ehhh Jeta.! Të kap dhe të përplas…

Kur e kujtoi këtë vajzë, të ikur, të emigruar larg, përtej oqeanit- mendja më shkonë te pafuqia e shtetit për ti mbështetur këta lloj artistesh që po humbin dhe treten në rrugët e botes.

Të imagjinosh një artiste shqiptare e përmasave si Parashqivia në rrugët e Amerikes duke shtrirë doren e duke kërkuar lëmoshë;! Jooo….! O zot si është e mundur…!

Epoka e rinisë tonë e kanë të gëdhendur në mendje dhe në zemër imazhin e një bukurie të rrallë si Parashqevia.

Imazhi i saj mbetet tatu në zemrat e rinisë se dikurshme. Çfar do të thëm më për Ty o njeri i mirë?!

Related article  Kush është blogerja, gruaja e ish ambasadorit shqiptar, qe iu sekuestruan miliona, cfare iu zbulua nga rrjetet sociale

Të thëm edhe një gjë të fundit; Ishe dhe mbetesh po ajo e dikurshmja. Shqiptaret se kanë ndërmendë të ndërrojnë mendje për Ty.

Artiste e madhe, shpirtë bardhë , dhe e ëmbëla Parashqevi do të mbetesh për fëmijët dhe nënat tona shqiptare.

Ishe zëri i tyre. Uroj për Ty çdo të mirë! Lutëmi me shpirtë për Ty!

E shtetit i takon që të interesohët dhe të kujdeset për Ty dhe për fatin tëndë o gjigande!

Presim çdo çast vetëm lajmin e mirë për Ty!

Ps;

Nëse do të jet lajm i rremë kjo që Blendi Fevziu e ka shpërndarë për klikime në media,turpi e mbuloftë për jetë!

Dhe deshira ime është që të përballët me drejtësin Amerikane !

 

Published inLajme