Skip to content

Histori tronditese ne Tirane! i vdekuri ‘ngrihet’ pas 6 vjetësh nga varri për të marrë pensionin, ja sa leke mori (Video)

Emisioni “Stop” në Tv Klan i drejtohet Maminasit për rastin e Flora Hidrit e cila tregon se në vitin 2019 bashkëshorti i saj ka ndërruar jetë. I vëllai i Florës shpjegon se 6 vjet pas kësaj humbjeje të kunatit, Hamdi Hidrit, konstatoi se i ndjeri nuk ishte çregjistruar.

Mendohej që kjo procedurë ishte bërë nga nipi i Hamdiut, Fatmir Lika, i cili ndoqi të gjithë procesin e varrimit dhe pensioni i të ndjerit, rreth 20 milionë lekë të vjetra, është tërhequr. Kjo gjë u konstatua, e veja kërkoi të bënte procedurën për pension familjar.

“Stop” shkon në postën numër 22 në Tiranë, ku është bërë tërheqja e pensionit, por përgjegjësja e zyrës refuzoi të jepte informacion duke thënë se pensioni ishte tërhequr me prokurë të rregullt.

Related article  Doktorët me urdhër të prerë! “Para se të pini kafen në mëngjes, kini parasysh këto pesë gjëra”

Gazetarja: Hamdi Qamil Hidri!
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Po!
Gazetarja: Është marrë pensioni deri në maj 2025. I fundit, kush e ka tërhequr?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Personi që është i autorizuar me prokurë.

Gazetarja: Kush është i autorizuar me Prokurë?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Një person që është i autorizuar me prokurë.
Gazetarja: Hamdi Qamil Hidri ka vdekur që në 2019?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Po!

Gazetarja: Ju lutem, kush është personi që ka tërhequr pensionin?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Është bërë një prokurë nga persona kompetentë në noteri.
Gazetarja: Kemi të bëjmë me një vepër penale. Kush është personi që i ka tërhequr lekët? Më duhet të gjej personin që ka tërhequr lekët!
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: S’jam e autorizuar të të jap ty asnjë lloj informacioni.

Related article  E mbajtën të fshehtë, por tani... Bieta Sulo flet për sëumundjen e burrit, Alban Dudushi

Gazetarja: Zonjë, ju keni dhënë pensionin me atë prokurë, unë dua të di kush është shkelësi.
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Personi që ka ardhur.
Gazetarja: Po kush është pra? Kush e merr?
Përgjegjësja e zyrës, Posta 22: Te zyra jonë, jo te sporteli, po ç’rëndësi ka? Unë s’jam e autorizuar të nxjerr emra.

Emisioni investigativ siguron prokurat e paraqitura dhe ua vë përballë notereve që kishin firmosur, por të dyja ato thanë se prokurat ishin të falsifikuara.
Gazetarja: Kam një prokurë që është bërë këtu në zyrën tuaj në shtator 2023?
Noterja: Firma nuk është e imja. Ky është një akt i falsifikuar.

Related article  Deri në 12 prill, horoskopi për këto tre shenja qenka “zjarr”!

“Stop” bie në gjurmët e 68-vjeçarit Rexhep Zhegu, i cili prej 6 vjetësh tërheq pensionin e të ndjerit Hamdi Hidri. Zhegu tha se e ka marrë pensionin dhe ia ka dhënë nipit të të ndjerit, Fatmir Lika. Të dy përgjegjësit e këtij mashtrimi dhe vjedhjeje, u denoncuan në Krimin Ekonomik dhe u shoqëruan në polici.

Published inLajme