Zyra e Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA ka fshirë dje nga faqja e saj zyrtare emrat e dy personave të sanksionuar si “non grata”: bëhet fjalë për Milan Milutinoviç, ish-presidentin e Serbisë, dhe Bogdan Subotiç, një serb i Bosnjës.
Milan Milutinoviç ka qenë një bashkëpunëtor i “kasapit të Ballkanit”, Sllobodan Millosheviç, ndërsa Milan Milutinoviç një gjeneral famëkeq serb në Bosnje, i dyshuar edhe për fshehjen e Radovan Karaxhiqit, i akuzuar për gjenocid dhe krime lufte nga Gjykata e Hagës.
Heqja e nongratës nga administrata e Trump për të dy serbët u pasqyrua me interes në mediat shqiptare. Kur pritej që në kampin demokrat të niste festa dhe mundësisht të hidheshin fishekzjarre, të shpallej fundi i Sorosit dhe nerkoregjimit në Shqipëri, lajmi as nuk u pasqurua nga televizioni i Sali Berishës, i cili ka hedhur 6 milionë euro për të hequr damkën nongrata për korrupsion dhe minim të demokracisë.
PD-ja ka festuar humbjen e Lulzim Bashës, fitoren e saj në Lazarat dhe Mirditë, vonesën në reagim të ambasadës së SHBA për zgjedhjet etj., befas hesht, madje as nuk paqyron lajmin për heqjen e nongratës për ‘dy shokët’ e Berishës në Ballkan.
Asyeja e heshtjes trishtuese të PD-së duket se konsiston në faktin se heqja e nongratës nga SHBA për dy serbët famëkeqë vjen pasi ata kanë ndërruar jetë. Milan Milutinoviç ka vdekur më 2 korrik 2023, ndërsa Bogdan Subotiç në vitin 2022.
Vendimi i Zyrës së Kontrollit të Pasurive të Huaja e Departamentit të Thesarit të SHBA për r’i hequr dy ballkanasit nga lista non grata është një procedurë rutinë pasi subjektet nuk jetojnë më.
Por, ky vendim tregon nga ana tjetër se nga lista nongrata e SHBA del vetëm pasi nuk jeton më. Dhe ky mesazh duket se është një goditje e rëndë për fanatikët e Sali Berishës.