Skip to content

“Hëna e Përgjakur” ndryshon fatin e shenjave dhe paralajmëron ngjarje të fuqishme

Astrologia Meri Shehu ka analizuar ndikimin e jashtëzakonshëm të Hënës së Përgjakur, një eklips i plotë Hëne që ndodhi në mesnatën e 7 shtatorit. Sipas saj, ky fenomen, i shoqëruar me asteroidët “Pandora” dhe “Orkus”, nuk është thjesht një ngjarje kozmike, por një transformim i fuqishëm që do të ndikojë për tre muaj, si në jetën personale, ashtu edhe në skenën politike e sociale.

Ndikimi i Eklipsit

Sipas astrologes, prania e asteroidëve ‘Pandora’ dhe ‘Orkus’ tregon se “shumë njerëz të fuqishëm me një pushtet të fuqishëm do të jenë kundër njerëzimit”. Kjo periudhë do të shkaktojë ngjarje që do të tronditin njerëzimin, por theksohet se shpresa mbetet brenda “kutisë së Pandorës”. Për hartën astrologjike të Shqipërisë, Meri Shehu tha se Hëna e Përgjakur bie në kundërshtim me Uranin e vendit, duke paralajmëruar ngjarje të papritura që do të përmbysin të dhënat politike dhe sociale deri në fund të vitit.

Related article  Jozit i ndodh gjëma, Livia ka gati denoncimin kundër tij

Parashikimi për secilën shenjë:

Dashi: Kjo periudhë ndikon në botën tuaj shpirtërore. Do të jeni të fokusuar në reflektim dhe rregullimin e gabimeve të së kaluarës. Përdoreni datën 12 për marrëveshje të rëndësishme pune.

Demi: Eklipsi ndikon në rrethin tuaj shoqëror. Do të bëni ndryshime në shoqëri dhe mund të nisni një cikël të ri miqësish, por bëni kujdes me zgjedhjet.

Binjakët: Kjo periudhë sjell si fat, ashtu edhe sfida. Mund të fitoni një pozicion të ri pune, por do të jeni nën diktatin e dikujt tjetër. Do të keni fat në punë deri në datën 12.

Gaforrja: Do të merrni lajme të mira personale ose në lidhje me punën. Megjithatë, marrëdhëniet në çift do të vihen në provë dhe mund të shkaktojnë ndarje ose njohje të reja.

Related article  E rëndë! Shpërthen bombola e gazit, humb jetën gruaja

Luani: Do t’u duhet të përballeni me gabimet financiare të së kaluarës. Bëni kujdes me miqtë e rinj që ju afrohen, pasi mund të mos jenë të sinqertë.

Virgjëresha: Do të keni mundësinë të vendosni rregulla në jetën tuaj. Mos u trembni nga presioni dhe tregoni fuqinë tuaj për të vënë kufij.

Peshorja: Jeta juaj do të jetë e mbushur me veprimtari, punë dhe lëvizje. Kjo mund t’ju shkaktojë superlodhje, prandaj kujdes me shëndetin. Mund të merrni një lajm të mirë në karrierë rreth datës 12.

Akrepi: Do të sprovoheni në jetën tuaj erotike. Kjo periudhë mund të sjellë ndarje ose lidhje të reja. Data 12 është e favorshme për kontrata pune ose kontakte me jashtë.

Related article  Baton Haxhiu nxjerr nga binaret Falmur Noken, shpall armik te PD edhe demokratet

Shigjetari: Çështjet familjare do të jenë të tensionuara dhe do t’ju duhet të merrni vendime. Kjo javë është e mirë për karrierën dhe ngritjen profesionale.

Bricjapi: Kujdes me marrëveshjet dhe dokumentet ligjore, pasi situata është e paqartë. Kjo është një javë e mirë për çështjet personale, miqësore apo krijimin e një lidhjeje të re.

Ujori: Do të keni mundësi të shkëlqeni në anën financiare. Mësoni nga gabimet e së kaluarës për të rregulluar situatën tuaj monetare.

Peshqit: Ndikimi i eklipsit do të jetë shumë i fortë në jetën tuaj personale. Duhet të bëni fillime të reja dhe të shkëputeni nga e kaluara. Hëna e Përgjakur në shenjën tuaj është “një thikë me dy presa”.

Published inLajme