Skip to content

Hakohet faqja me 30 milionë ndjekës e Lojërave Olimpike, postohet fotoja e Gjestit në BBVA

Është hakuar faqja në “Facebook” e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC).

Postimi i fundit i IOC-së në “Facebook” është një fotografi e personazhit të famshëm të Big Brother Albania, Gjesti, e shoqëruar me hashtagun “#megjestin”. Postimi u fshi pas 35 minutave.

Related article  Tragjedi ne Velipoje, nderron jete papritur pushuesi (dalin detajet)

IOC-ja është organizata kryesore sportive në botë. Në “Facebook”, numëron gati 30 milionë ndjekës.

Gjesti është këngëtar nga Kosova, por që fama e tij shpërtheu në spektaklin televiziv Big Brother.
Published inLajme