Skip to content

Gruaja vret me thikë dhe jastëk burrin e sëmurë – Zbardhen detajet tronditëse

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Milanos në natën e Ferragostos, ku një grua 64-vjeçare, Nunzia Antonia Mancini, dyshohet se ka vrarë partnerin e saj, Vincenzo Ferrigno, 73 vjeç. Sipas raportimeve të mediave italiane, krimi ka ndodhur rreth orës 3:00 të mëngjesit. Gruaja dyshohet se ka goditur me thikë disa herë burrin e saj, ndërsa ai po flinte në shtrat, dhe më pas e ka mbytur me një jastëk.

Related article  VIDEO/ Elton Ilirjani: Ja çfarë duhet të ndodh që Parashqevi të rikthehet ajo e 30 viteve më para

Menjëherë pas kryerjes së krimit, Mancini doli në rrugë dhe telefonoi Policinë, duke thënë: “Ejani se e vrava, nuk munda ta duroja më.”

Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën shpejt në banesën e çiftit në katin e dytë të një pallati në Milano, ku gjetën trupin e pajetë të 73-vjeçarit në shtrat, të rrethuar nga një pellg gjaku. Gruaja u arrestua menjëherë dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi të gjitha rrethanat e krimit.

Related article  Dëgjova diçka të rëndë, Egli shpërthen në lot. Ja çfarë ndodhi

Siç mësohet, çifti kishte qenë bashkë për më shumë se 40 vjet, megjithëse nuk ishin martuar kurrë. Viktima, një ish-shitës gazetash, kishte pësuar disa goditje në tru gjatë viteve të fundit. Gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm, duke e lënë të palëvizshëm muajt e fundit. Kujdesi për të ishte bërë i lodhshëm për 64-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vuajtje dhe acarim të madh.

Related article  “Alo policia më kanë dhunuar”/ Çfarë u gjet në banesat ku ishte e reja, kokainë, armë. I dashuri më shokët...

Policia dhe prokuroria po punojnë për të mbledhur prova dhe për të verifikuar dëshminë e gruas, e cila shprehu hapur vështirësitë e saj. Kjo ngjarje tragjike hedh dritë mbi sfidat e kujdesit për personat në nevojë dhe barrën e rëndë që mund të mbajnë kujdestarët.

Published inShowbizz