Një atmosferë e rëndë dhe emocionale ka mbizotëruar pasditen e sotme në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Zamora, në veri të Spanjës, me mbërritjen e Rute Jota-s, bashkëshortes së futbollistit të njohur portugez të Liverpool-it, Diogo Jota. Ajo është përballur me momentin më të vështirë të jetës pas humbjes tragjike të bashkëshortit dhe vëllait të tij, André Silva, në një aksident rrugor që ka shokuar thellë botën e sportit dhe jo vetëm.
Rute Jota, e shoqëruar nga anëtarë të tjerë të familjes, u panë të përlotur dhe duke ngushëlluar njëri-tjetrin në ambientet e morgut, ku dhimbja dhe trishtimi ishin të dukshme.
Sipas informacioneve nga mediat spanjolle, ka qenë pikërisht Rute Jota ajo që ka ndihmuar autoritetet në procesin e identifikimit të trupit të bashkëshortit të saj. Ky akt i dhimbshëm dhe i vështirë ka qenë një provë e forcës së një gruaje që kishte ndarë jetën me Diogo Jotën që në adoleshencë. Ata kishin një lidhje të gjatë dhe të fortë dhe kishin krijuar së bashku një familje të lumtur me tre fëmijë.
Pamjet e publikuara nga mediat spanjolle kanë kapur momentin kur trupi i pajetë i Diogo Jotës është transportuar nga morgu me një autoambulancë funerale, duke shënuar një moment të fundit lamtumire për familjen dhe adhuruesit e tij.