Skip to content

Grida flet për herë të parë për Salianjin? Po sakrifikoj shume, ju se ke idene cfare kam bere per të…

Moderatorja e njohur e “Top Story”, Grida Duma, ka ndarë mendime të thella mbi dashurinë, marrëdhëniet në distancë dhe sfidat e egos në emisionin “Goca & Gra”. Duma foli hapur për kompromiset që duhen bërë në një marrëdhënie dhe sakrificat personale për të mos humbur dikë të dashur, duke lënë të kuptohet për lidhjen e saj me Ervin Salianjin.

“Dashuria është gjithëkuptimi i gjësë, i së gjithës. Dashuria është gjithçka, pa dashurinë nuk bëj asgjë. Çdo gjë që bëj e dua deri diku, shumë apo pak, por pa e dashur nuk e bëj. Dashuria në distancë mbahet gjallë deri diku. Për mua nuk është dashuri është iluzion. Unë dua gjërat reale, gjërat me të cilat njerëzit janë bashkë, përjetojnë çdo gjë bashkë. Egoja pengon shumë, ajo nuk është një gjë që… Që të akomodosh tjetrin duhet të lësh nga egoja jote shumë. Kam mësuar ta bëj, nuk e bëja kollaj. Por fillon ta bësh që të mos humbësh tjetrin. Njeriu duhet të ndryshojë. Gjëja më e madhe që kam bërë për të mos humbur dikë, kam ndryshuar shumë nga vetja, është gjëja më e dhimbshme për mua. Mendoj që bëj çdo ditë sakrifica. Sidomos këtë vit kam shumë sakrifica”, u shpreh Duma.

Gjatë emisionit, Grida Duma u surprizua nga Geralda, një maturante nga Lezha, e cila e kërkonte prej kohësh moderatoren. Duma tregoi se kishte marrë një mesazh nga Geralda gjatë kohës që ishte në emisionin e saj. Mesazhi e kishte prekur veçanërisht kur Geralda shkruante: “Nuk e di nëse do të arrija maturën… Do të doja shumë që të ishe në maturën time sepse je gruaja që të admiroj. Ajo më tha që dua të jesh aty me mua, sepse nuk e dija a do ta arrija maturën apo jo. Kjo ishte gjëja që më shokoi, më tronditi.”

Pas kërkimeve, stafi i emisionit zbuloi se Geralda kishte kaluar një ndërhyrje kirurgjikale në zemër, e cila kishte përfunduar me sukses. 18-vjeçarja nga Lezha arriti të surprizonte live Grida Dumën në emision, duke e emocionuar thellë moderatoren.

Geralda iu drejtua Dumës me fjalët: “Përshëndetje Goca dhe Gra, një përshëndetje e veçantë është për atë gruan e fuqishme që keni në panel. Shumë faleminderit për modelin që ka transmetuar, modelin frymëzues, për mënyrën se si trajton shumë çështje, faleminderit për vlerat dhe atë që përcjell tek ne të rinjtë për të pasur një model frymëzues.” Ky takim emocional në studio solli një moment të ngrohtë dhe të paharrueshëm në emision.

Published inLajme