Skip to content

Goditje e madhe për Berishën, tërhiqet një tjetër parti nga koalicioni

Partia Aleanca Arbnore Kombëtare ka vendosur që të tërhiqet nga koalicioni me Partinë Demokratike.

Kryetari i kësaj force politike, Gjet Ndoj ka marrë vendimin për të dalë nga koalicioni që udhëhiqet nga Sali Berisha.

Me gjasë i zhgënjyer nga listat me emrat e kandidatëve për deputetë, Ndoj ka bërë me dije përmes një postimi në rrjetet sociale se Aleanca Arbnore Kombëtare AAK, nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 11 majit 2025.

Related article  E tradhtoi me shoqen e ngushte! Ja kush eshte balerina s*ksi qe ndau Enaden me Gertin! Ja cfare i tha Enada (Foto)

Keu i AAK shton se nuk ekziston akoma e djathta ku njerëzit të besonin pa frikë.

“Nga mosfunksionimi i marrëdhënies në koalicion “Për një Shqipëri Madhështore”, Aleanca Arbnore Kombëtare tërhiqet nga ky koalicion. Gjithashtu tërhiqet nga të gjitha aktivitetet elektorale për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. E bëjmë këtë kërkesë-deklaratë për tu çliruar nga çdo detyrim që rrjedh nga pjesëmarrja në zgjedhje”,- thuhet në kërkesën e bërë me shkrim dore të partisë Aleanca Arbnore Kombëtare.

Related article  LAJM I FUNDIT/ Reagon Erion Veliaj pas arrestimit: Nuk pendohem

Ditën e djeshme, është tërhequr nga koalicioni me Berishën edhe Aleanca e Maqedonasve për Integrim Europian me kryetar Vasil Sterjovskin.

 

Published inLajme