Sipas Zyrës së Sherifit të Qarkut Muscogee, 19 persona, përfshirë një politikan nga Georgia, janë arrestuar në lidhje me një operacion të gjerë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, në të cilin ishin përfshirë disa agjenci.
Sipas autoriteteve, operacioni kishte në shënjestër persona që ishin të gatshëm të shfrytëzonin seksualisht fëmijë, duke u përpjekur të blinin marrëdhënie seksuale me të mitur. Vajza dhe djem janë kontaktuar përmes rrjeteve sociale dhe faqeve të takimeve online, por zyrtarët konfirmuan se asnjë fëmijë nuk është dëmtuar fizikisht.
Një burrë 51-vjeçar me emrin Martin Lindner është arrestuar nën akuzën për shfrytëzim seksual të fëmijëve, sipas autoriteteve.
“Duhet të jesh një njeri i sëmurë për t’i mohuar një fëmije të drejtën për siguri, liri dhe qetësi, e për të sjellë dëme të tilla ndaj tyre,” – u shpreh Sherifi i Qarkut Muscogee, Greg Countryman.
Carl Sprayberry, 32 vjeç, së bashku me 18 të dyshuar të tjerë, janë arrestuar pas një operacioni katërditor të zhvilluar nga 25 deri më 28 prill. Operacioni ishte përqendruar te personat që komunikonin në mënyrë seksuale me fëmijë në internet, që organizoheshin për të kryer marrëdhënie seksuale me të mitur, dhe që udhëtonin me këtë qëllim.
Sprayberry kishte kandiduar për Dhomën e Përfaqësuesve të Georgias, Distrikti 139, për zgjedhjet e nëntorit 2024. Carl Sprayberry është një politikan i majtë, përkatësisht kandidat i Partisë Demokrate për Dhomën e Përfaqësuesve të shtetit të Georgia në Distriktin 139. Ai ishte i vetmi kandidat demokrat i regjistruar për zgjedhjet e nëntorit 2024 në këtë distrikt, i cili historikisht ka qenë bastion republikan.
Pavarësisht kandidimit të tij si përfaqësues i Partisë Demokrate, Sprayberry u arrestua në prill 2025 si pjesë e një operacioni të gjerë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, që synonte individët që përpiqeshin të shfrytëzonin seksualisht të mitur përmes rrjeteve sociale dhe faqeve të takimeve.
“Një operacion i tillë kërkon muaj të tërë përgatitje,” – tha Prokurori i Distriktit, Don Kelly. “Mbrojtja e fëmijëve tanë nga grabitqarë të tillë është një nga misionet më të rëndësishme për ne si ligjzbatues dhe si prokurorë.”