Skip to content

Godet serish Joz Marku me mesazhin e fundit: Unë jam i modës së vjetër

Pas një mungese të gjatë nga vëmendja publike, Joz Marku më në fund është “bërë i gjallë” — dhe jo me ndonjë intervistë televizive apo projekt muzikor, por me një postim të thjeshtë dhe simbolik në Instagram.

Në një foto ku shfaqet mbi një kalë, në mes të natyrës, Joz Marku ka shkruar:
“Unë jam i modës së vjetër, ende besoj në Respekt. Ju dua.”

Related article  “Po na bën dëm" - Rama tregon vendimin: Duhet të pezullohet urgjent…

Joz Marku ishte pa dyshim një nga personazhet më të spikatur të sezonit të fundit të Big Brother VIP Albania.
Romanca me Loredanën, debatet e nxehta me banorët dhe sidomos momenti i diskutueshëm ku i dha një “shpullë” Gjestit në dalje, e kthyen në një nga emrat më të komentuar të sezonit.

Related article  'Bëhem shumë nervoze kur nuk bëj se-s!' Erjola Doçi flet si askush tjetër: Kur je e...(video)

Por pas gjithë këtij buje, ai u zhduk pa gjurmë nga mediat dhe ekranet. Asnjë intervistë, asnjë performancë, madje asnjë deklaratë zyrtare për ngjarjet brenda shtëpisë.

E vetmja mënyrë përmes së cilës Jozi ka komunikuar me publikun ka qenë Instagrami, ku postimet kanë qenë të rralla dhe shpesh me tone reflektuese apo me nënkuptime. Një nga të paktat momente kur u bë sërish “i dukshëm” ishte urimi për ditëlindjen e Loredanës, që ngjalli reagime të shumta.

Related article  Dasma kthehet ne mort/ Ekzekutohet nusja dhe një person tjetër

Por tani, duket se ka zgjedhur një mënyrë të qetë, disi “romantike”, për të treguar se është mirë, i kthjellët dhe ndoshta gati për një tjetër hap.

Published inLajme