Kreu i Shqipëria Bëhet, Adriatik Lapaj ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me vendimin e Gjykatës Kushtetuese e cila riktheu sot në detyrë Belinda Ballukun.
Kushtetuesja pranoi të shqyrtojë në themel ankimin e kryeministrisë, sa i përket pezullimit të Ballukut nga ana e GJKKO. Seanca shqyrtuese do të zhvillohet më 22 janar 2026.
Lapaj shprehet se gjyqtarët ashtu si populli kanë halle dhe tremben, duke nënkuptuar arsyen e vendimit që rikthen në detyrë Ballukun.
Postimi i Adriatik Lapaj:
Sigurisht që kur populli trembet se ka halle, edhe gjyqtarët tremben. Fundja dhe ata kanë hallet e veta!
Te sheshi Kryeministrisë jam prej 90 orësh pa ndalim! Çdo ditë ora 17.00 ju pres!
Ju përshëndes!
Ndersa kryetari i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka reaguar pas vendimit të GJK e cila riktheu zv/kryeministren Belinda Balluku në detyrë deri më 22 janar.
“Gjykata Kushtetuese zgjodhi të mbrojë Ramën dhe Ballukun, duke i dhënë Edi Ramës vetëm pak kohë më shumë, asgjë më tepër”, u shpreh Shehaj në një video-mesazh.
