Skip to content

‘Gjyqi ne Hage per UCK’, Rama ben veprimin e pabesueshem qe mund t’i kushtoje shume

Kryeministri Edi Rama ka ftuar të gjithë shqiptarët të marrin pjesë në një tubim të caktuar në Tiranë më 17 tetor, në orën 17:00, për të kërkuar drejtësi për krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që po gjykohen në Gjykatën e Hagës.

Në postimin e tij, Rama shkruan se këtij tubimi duhet t’i bashkohen të gjithë shqiptarët nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare.

Related article  Zbulohet mesazhi i fundit i pilotit të avionit pak minuta para se të rrëzohej!

“Me kënaqësi dhe i nderuar t’u bindem organizatorëve për ta postuar këtë ftesë-thirrje

LIRIA KA EMËR

Nga Kosova, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, diaspora e çdo cep i trojeve shqiptare — mijëra zemra do të bashkohen këtë të premte, më 17 tetor, ora 17:00, për të kërkuar njëzëri DREJTËSI PËR ÇLIRIMTARËT”,- shkruan Rama.

Related article  Laerti del nga shtëpia, përlotet bashkë me publikun

Protestë e ngjashme u zhvillua edhe në Hagë më 14 shtator në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara.

Në Gjykatën Speciale në Hagë po zhvillohet procesi kryesor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, të akuzuar për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, akuza që të katërt i kanë mohuar.

Related article  “Jam në gjendje të rëndë”, Gjesti flet për BBVK: Ma bënë me hile…

Por kjo proteste qe Rama po organizon ne Tirane mund te sjelle ndonje godite te forte politike ndaj tij ne arenen nderkombetare, pasi mund te konsiderohet nderhyrje ne drejtesi.

Published inLajme