Skip to content

‘Gjithë natën isha me 3 meshkuj, ata më…’. Zbardhet dëshmia tronditëse e 21-vjeçares që alarmoi Tiranën

Zbardhet dëshmia para policisë e vajzës së re e cila ngriti në këmbë më 9 janar forcat policore pasi kërkoi ndihmë se ndihej e rrezikuar për jetën.

Gazetari Merin Maçi thotë se vajza ka qenë në gjendje të rënduar psikologjike dhe pas disa orësh nga shpëtimi i saj tek banesa në Astir i është marrë një dëshmi.

Ajo rrëfeu se mbrëmjen e 8 janarit ka qenë nën shoqërinë e 5 personave, 2 vajzave dhe 3 djemve. Vajzat, sipas gazetarit, janë shoqëruar nga policia, ndërsa po kërkohet të shoqërohen edhe djemtë.

Related article  Fshehin një sekret! Njihuni me anën e errët të çdo shenje horoskopi

21-vjeçarja është shprehur se ka qenë e rrezikuar pasi personat që kanë qenë me ta kanë qenë të armatosur.

“Ka rrëfyer se në banesë prej mbrëmjes së djeshme ka qenë nën shoqërinë e 5 personave të tjerë, dy vajzave dhe tre djemve. Nuk ka arritur t’i identifikojë të gjithë duke u shprehur se nuk i kujton personat në fjalë, vetëm dy vajzat ka identifikuar. Të paktën nga informacionet që unë kam ato pak minuta më parë janë shoqëruar nga policia, ndërkohë për tre djemtë është shprehur se mund t’i identifikojë në momentin që mund t’i shohë.

Related article  Zarfi i zi/ Ja dënimi i ashpër që mori G Bani pas sherrit me Laertin

Ajo pretendon se nuk është dhunuar, por kujton se kanë qenë me armë personat në fjalë dhe ka qenë e rrezikuar gjatë gjithë kohës që qëndronte me ta. Këto deklarime janë vërtetuar edhe me verifikimet që janë bërë me pamjet filmike dhe personat janë identifikuar tashmë dhe po kërkohen për t’u shoqëruar”, u shpreh Maçi.

Related article  Shuhet gjyqtari që fitoi zemrat e publikut me mirësiellje

Gazetari tha se mbetet për t’u parë nëse ka qenë gjatë gjithë natës nën efektin e lëndëve narkotike apo është abuzuar me të.

Published inShowbizz