Skip to content

“Gjithçka gati në shtator!”/ Shqipëria në BE, çfarë pritet

Në vjeshtë pritet të mbahet konferenca ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Evropian, me synimin për të hapur dy grupkapitujt e mbetur të bisedimeve të anëtarësimit. Kështu bëri të ditur zëvendësministri i Ekonomisë, Enkelejd Musabelliu, duke konfirmuar se të gjitha procedurat paraprake janë kryer.

Related article  Gruaja shtátzènè në gjèndje të r*ndë, Kozaku tr*ndit spítálin: Gruaja është me barrelë, ja çfarë i kanë bërë mjèkët (Video)

“Për dy grupkapitujt e mbetur Shqipëria ka marrë një ftesë për të paraqitur pozicionin e saj dhe në vjeshtë parashikohet edhe organizimi i konferencës së përbashkët ndërqeveritare mes Komisionit Evropian dhe Shqipërisë për të hapur zyrtarisht negociatat edhe për këta dy grupkapituj,” u shpreh Musabelliu.

Related article  I mori mandatin Adriatik Lapajt, reagon daja i Endri Shabanit: Ja pse nuk e lashe te behet deputet, na preu ne bese per...

Përgatitja për tregun e përbashkët dhe përfitimet

Në një treg prej 450 milionë konsumatorësh, zyrtari theksoi rëndësinë e përgatitjes së vendit për të përfituar maksimalisht nga ky integrim. Sipas tij, procesi ka për qëllim përgatitjen e bizneseve shqiptare për tregun e përbashkët evropian.

Related article  Përdorimi i paracetamolit gjatë shtatzënisë shkakton autizëm! Kennedy Jr. zbulon raportin e ri qe po trondit boten

Musabelliu shtoi se ndryshimi me përafrimin e plotë të legjislacionit nuk do të jetë aq drastik sa të pengojë bizneset, duke theksuar se ky proces do t’i ndihmojë ato të përshtaten me standardet e larta të BE-së.

Published inShowbizz