Skip to content

‘Gjeta dashurinë e vërtetë’, E njohu në Facebook, nena braktis 9 femijet për të riun nga Afrika (fotot)

Një histori dashurie e pazakontë ka tërhequr vëmendjen e mediave britanike, pasi një 44-vjeçare nga West Boldon, Heidi Hepworth, ka lënë pas familjen e saj për të ndjekur zemrën – drejt një lidhjeje me një burrë 12 vite më të ri, të cilin e njohu në rrjetet sociale.

Heidi rrëfen se njohja e saj me Mamadou Jallow, 32 vjeç, nga Kamboxhia, nisi përmes Facebook, ku pas disa shkëmbimesh të thjeshta mesazhesh, marrëdhënia mes tyre u thellua dhe kaloi në diçka shumë më të madhe.

“Biseduam rregullisht për tre ose katër muaj me radhë. Ishte e papritur, por çdo ditë e më shumë ndjeja një lidhje më të fortë me të. Më në fund, vendosa të udhëtoj në Kamboxhia për ta takuar personalisht. Ishte një hap i guximshëm, por edhe emocionues. Dhe kur u takuam, gjithçka ishte magjike. Diçka e re dhe e bukur në jetën time”, – rrëfen Heidi për mediat lokale.

Related article  Mot apokaliptik në Ballkan! Vjen goditja nga stuhia e fuqishme, përmbytje dhe reshje bore, cfare e pret Shqiperine neser

Lidhja e tyre, që aktualisht është në distancë, sipas saj është ndërtuar mbi ndjenja të vërteta dhe jo interesa personale. Ajo përjashton kategorikisht çdo ide që Mamadou mund të jetë i motivuar nga përfitime financiare.

“Ai nuk dëshiron asgjë nga unë. Ka tre biznese të tijat. Ka pasaportën e vet, vizën e vet. Nuk ka nevojë për mua për të ardhur në Angli. Madje, ai e viziton shpesh vendin, për të takuar nipin e tij që jeton këtu. Ai vjen rregullisht. Kjo nuk ka të bëjë me ndonjë qëllim të fshehtë – ka të bëjë me ndjenjat”, – thotë Heidi.

Related article  Aleati i fuqishem tradhton Berishen direkt pas zgjedhjeve, futet ne krevat me Ramen

Kur u pyet nëse e konsideron këtë lidhje si dashurinë e vërtetë, përgjigjja e saj ishte pa hezitim:

“Po. Jam shumë e lumtur që gjeta një njeri që më bën të ndjehem kaq mirë. Ai më jep lumturi dhe qetësi. Nuk është e lehtë të gjesh dikë që të do dhe të vlerëson pa kushte.”

Related article  E fundit! Gjesti merr vendim të dalë nga Big Brother, Egli i ulet në gjunjë, por...

Heidi aktualisht po përgatitet që t’i hapë dyert e shtëpisë së saj në Angli për partnerin e saj të ri, duke hedhur pas krahëve çdo paragjykim apo dyshim nga rrethi i saj shoqëror dhe familjar.

Historia e saj ka nxitur komente të shumta online, disa që e përkrahin për guximin dhe të tjerë që e kritikojnë për vendimet e marra. Por për Heidi, ajo që ka rëndësi është ndjenja që ka gjetur – dhe besimi se, ndonjëherë, dashuria vjen nga vendet më të papritura.

Published inLajme