Dje Gjesti ka kapërcyer murin rrethues të shtëpisë së Big Brother, duke mbetur kështu mes murit të parë rrethues dhe atij të dytë të shtëpisë. Më pas ai është kthyer në shtëpi, por është përballur me një zarf të zi, përmbajtjen e të cilit vëllai i madh do ta zbulojë gjatë spektaklit të së shtunës.
Por, kjo ngjarje ka precedentët e saj edhe në botë. Vetëm në Big Brother Angli ka pasur disa episode të ngjashme.
Në vitin 2016, Emma Jensen, një banore e Big Brother, u përjashtua nga reality show pasi kishte tentuar disa herë me radhë të “çante” murin rrethues. Ajo deklaroi atëherë se nuk mund të jetonte brenda shtëpisë së Big Brother dhe tu bindej rregullave.