Skip to content

‘Gjendje e rëndë…’, Romeo Kara ngre alarmin: Meta përballet me tre akuza të rënda, pritet të…

Pas më shumë se 10 muajsh në burg, Meta është ankuar në Gjykatën Kushtetuese ku kërkon lirinë, fill pas ndryshimit të masës së sigurisë për Malltezin dhe Salianjin.

Avokati Romeo Kara tha për një emision televiziv se procesi ndaj Metës ka shkelur garancitë kushtetuese dhe se situata e tij nuk është e lehtë.

“Kushtetuta ka dhënë disa garanci, siç jep për institucionet jep dhe për individët. Do të goditet pjesa e procesit gjyqësor që ka shkelur garancitë kushtetuese.

Related article  Vijojne Temperaturat ekstreme mbi 40°C, ja cfare pritet 6 ditet ne vijim sipas sinoptikanes Tanja Porja..

Unë mendoj që nuk jemi akoma në komunikim zyrtar që janë mbyllur hetimet. Nëse janë mbyllur dhe prokuroria nuk ndryshon qëndrimin, janë bindur që janë kryer veprat penale.

Mendoj duke pasur parasysh procesin, mendoj që nuk do ndryshojë gjë kundrejt Metës. Ngërçi tregon që Gjykata më e lartë lidhur me kushtetueshmërinë është vetë jo në kushtetueshmërinë e plotë.

Related article  Policia zbulon tjetër mashtrim: Kujdes nëse ju vjen ky mesazh!

Mund të lërë në fuqi gjendjen e arrestit, mund të konstatojë paligjshmërinë dhe duhet parë si do ta gjykojë gjykata. E shoh gjendjen e tij jo të lehtë.”

Në analizën e tij me elementë juridikë, avokati tha se akuzat ndaj Metës janë të rënda dhe se po bindin akuzën që personi i ka kryer këto vepra.

Related article  Upss! ‘E dashur shumë shpejt do…’ Gjesti i dërgon MESAZH TE KODUAR të dashurës jashtë?

“Akuzat ndaj Metës janë në të tjera vendime, ndryshe nga Salianji dhe Malltezi. Meta akuzohet për tre vepra të rënda penale, kemi një sërë faktesh që po pasurohen me prova të cilat janë hetuar në kohë të gjatë dhe po bindin akuzën që personi i ka kryer këto vepra.”

Published inShowbizz