Skip to content

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja e zhdukur në Durrës, tezja tregon detaje tronditëse

Është gjetur në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi, e cila ishte larguar nga banesa e saj pa dijeninë e familjes në orët e para të mëngjesit.

E mitura, nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, ishte larguar rreth orës 06:40. Sipas nënës, vajza kishte qenë në shtëpi deri rreth orës 05:00, kur ajo ishte zgjuar për syfyr, dhe më pas ishte rikthyer në gjumë. Kur u zgjua sërish rreth orës 06:30, konstatoi se vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj.

Related article  'Ky eshte vetem fillimi, nuk keni pare...', Rama ben paralajmerimin e forte qe prek gjithe shqiptaret

Pas kërkimeve, 14-vjeçarja u lokalizua në Tiranë dhe fatmirësisht ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, jashtë çdo rreziku.

Në një reagim për emisionin “Me Zemër të Hapur”, tezja e saj bëri të ditur se vajza tashmë është kthyer në banesë dhe se nuk ka pasur probleme të dukshme në familje apo në ambientin shoqëror.

Related article  Diola Dosti nuk e fsheh më shtatzaninë, kjo fotografi tregon gjithçka

“Vajza është shumë mirë. Ishte në polici dhe tani ndodhet në shtëpi. Marrëdhëniet me prindërit i ka shumë të mira. Nuk e dimë pse iku, por është në gjendje të mirë. Nuk e kërcënonte apo bullizonte askush”, u shpreh ajo.

Related article  Falja e gjobave para zgjedhjeve, SPAK i kthen përgjigje PD. Merret vendimi

Rrethanat e largimit të së miturës mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që autoritetet të hedhin më shumë dritë mbi këtë rast.

Published inLajme