Skip to content

“Në Iran është shkatërruar thuajse çdo gjë”, Trump paralajmëron Spanjën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, ka kërcënuar se do të ndërpresë të gjithë marrëdhëniet tregtare me Spanjën, pasi qeveria e majtë e këtij vendi refuzoi të lejonte avionët amerikanë të përdornin bazat e saj për të sulmuar Iranin dhe kundërshtoi rritjen e buxhetit të mbrojtjes si pjesë e NATO-s, raporton AFP.

Related article  Big Brother nxjerr pamjet që do t’ju thyejnë zemrën! Ja çfarë i thanë njeri-tjetrit para se të dilte (Video)

“Spanja ka qenë e tmerrshme”, tha Trump për gazetarët gjatë takimit me kancelarin gjerman Friedrich Merz.

“Ne do të ndërpresim të gjithë tregtinë me Spanjën. Nuk duam të kemi asnjë lidhje me Spanjën“, tha ai.

Related article  Numerohen 192 qendra votimi, PD ngushton rezultatin, Agron Shehaj surprize ne Tirane

Trump deklaroi më tej se ushtria amerikane ka pasur sukses, duke theksuar se “në Iran është shkatërruar pothuajse çdo gjë”.

Ai shtoi se lufta me Iranin u zhvillua kaq shpejt, aq sa Uashingtoni nuk pati kohë të përgatiste një plan evakuimi për ambasadat amerikane apo për të nxjerrë jashtë rrezikut shtetasit amerikanë.

Related article  LAJM I FUNDIT – Izraeli nis pushtimin e madh

Ai bëri këtë koment kur u pyet pse SHBA-të nuk kishin një plan për të evakuuar misionet diplomatike apo qytetarët kur situata u përshkallëzua.

Published inLajme