Skip to content

Pronari i lokalit shkakton ngjarjen tragjike

Një person ka mbetur i vrarë në Gjakovë në orët e para të mëngjesit.

Burime të Indeksonlinet bëjnë të ditur se viktima është Rasim Binakaj, 38- vjeçar. Vëllai i viktimës ka mbetur i plagosur nga ky incident.

Po ashtu Indeksonline mëson se dorasi në këtë rast dyshohet të jetë Nexhdet Zymberaj. Ai tashmë është shpallur në kërkim nga autoritetet policore.

Related article  Vd*kja e papritur e 12 vjecarit tronditi zemrat tona, dedikimi rrënqethës i skuadrës së Maliqit për Leon e vogël

Indeksonline mëson se ngjarja e rëndë ka ndodhur si pasojë e një konflikti të çastit ku Zymberaj dyshohet se ka plagosur dhe vrarë klientët e tij brenda lokalit.

Gjakova është tronditur në orët e hershme të mëngjesit të së hënës nga një ngjarje e rëndë ku mbeti i vrarë 38-vjeçari, Rasim Binakaj. Nga ky incident me armë zjarri, përveç viktimës, ka mbetur i plagosur edhe një person tjetër, ndërsa i dyshuari kryesor është pronari i lokalit ku ndodhi krimi.

Related article  Trupin ia ndanë në 6 copa! Del informacioni, ja si e zbuloi Baton Haxhiu vrasesin e Ervis Martinajt

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj, i cili dha detaje për vrasjen që ndodhi në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Related article  Kushtetuesja jep vendimin per Ballukun, vjen reagimi i forte! Gjyqtaret kane hallin e...

Viktima e këtij rasti është identifikuar si Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar.

Published inLajme