Skip to content

Gerta Gixharit ‘nuk i del e keqja’ me Rozanen, shikoni veprimin që ka bërë së fundmi

Gerta Gixhari, një nga personazhet më të spikatur dhe të pëlqyer të edicionit të katërt të “Big Brother VIP Albania”, nuk arriti të prekte finalen e madhe të 19 prillit, por kjo nuk e ka ndalur aspak të jetë protagoniste edhe jashtë shtëpisë.

Moderatorja dhe ish-banorja ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale, ku përveçse ka falënderuar ndjekësit për mbështetjen e madhe që i kanë dhënë, nuk i ka kursyer edhe thumbat për një nga kundërshtaret e saj më të ashpra brenda shtëpisë — Rozana Radin.

Në një postim në InstaStory, Gerta ka shpërndarë disa sondazhe të realizuara online për renditjen e finalistëve. Sipas rezultateve të publikuara, në krye qëndronte Gjesti, i ndjekur nga vetë Gerta, ndërsa Rozana renditej e treta. Por ajo që ka tërhequr vëmendjen ka qenë komenti shpotitës i Gertës:
“Nëse shohim sondazhet Rozana renditet e 3-ta, por as te podi final nuk duhej të ishte.”

Ky koment ka ndezur menjëherë reagimet e fansave, të cilët ndajnë të njëjtin mendim me Gertën ose e kundërshtojnë me të njëjtën intensitet. Përplasja mes saj dhe Rozanës ishte një nga pikat më të nxehta të edicionit, dhe duket se tensionet nuk janë shuar as tani që loja ka mbaruar për të.

Që prej largimit nga shtëpia, Gerta ka ruajtur një lidhje të ngushtë me publikun përmes rrjeteve sociale. Mbështetja për të është rritur ndjeshëm, jo vetëm në komente dhe mesazhe, por edhe në numër ndjekësish dhe pëlqimesh.

Edhe pse nuk ishte në finalen e madhe, Gerta vazhdon të jetë një ndër emrat më të përfolur të këtij sezoni — dhe nuk ka ndërmend të qëndrojë në heshtje.

Published inLajme