Skip to content

Gënjeu Monikën për tarifën e ‘pazarit’, kush eshte ministri qe Meta e hodhi ne pishine me kollare

Dosja e SPAK për korrupsionin e Ilir Metës dhe Monika Kryemadhit vizaton LSI-në si një repart korrupsioni dhe plaçkitje me në krye çiftin Meta-Kryemadhi, te i cili të raportonin si ushtarë ministrat dhe drejtorët e partisë, për ecurinë e realizimit të aferave, për veprimet dhe sjelljet e shokëve, ndërsa për çdo aferë të realizuar dorëzonin tek Meta ose Kryemadhi pjesën e parave produkt i operacionit korruptiv.

Dosja e SPAK tregon se si ish ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto raportonte dhe spiunonte drejtorët tek Monika Kryemadhi, ndërsa ishte ngarkuar për finalizimin e aferës së shtrimit të fibrave optike nga kompanitë e Adrian Shatkut, kushëririt të Monikës, i cili shërbente si bankomat për çiftin. Haxhinasto angazhohet me urdhër të Metës për t’ia hequr këtë të drejtë kompanisë së Bashkim Ulajt dhe për t’ia dhënë kushëririt të Monikës.

Në vitin 2013, Ilir Meta e thirri Edmond Haxhinaston tek vila në Gjirin e Lalzit, vilë e cila ishte kthyer në makth dhe vend poshtërimi për drejtorët dhe ministrat, të cilët nuk respektonin rregullin e pashkruar për ndarjen e parave për çdo aferë të finalizuar. Kur një ministër apo drejtor i LSI-së thirrej nga Meta tek vila në Lalz kishte tre opsione; Përgëzim për punët e kryera, ngarkim të detyrave të reja dhe poshtërim e dhunim për gabimet.

Në sy të disa të pranishmëve, sapo Haxhinasto u shfaq me veshje zyrtare në ambientet e vilës, Ilir Meta e urdhëroi të futej në pishinë siç ishte dhe të qëndronte duke notuar deri kur ai e urdhëroi që të dilte nga pishina. Të pranishmëve u ka bërë përshtypje fakti që Haxhinasto u hodh menjëherë në pishinë pa bërë asnjë rezistencë. Teksa notonte, kollareja e ministrit qëndronte e shtrirë mbi ujë.

Related article  Në kulmin e t℮nsioneve, Putin njofton vendimin e papritur: Për dy javë ...

Ishte koha kur Haxhinastos i kishin vjedhur disa milionë euro në një banesë. Nuk dihet nëse një pjesë e parave ishin të Ilir Metës apo Haxhinasto kushte mbledhur shuma të mëdha parash pa dijeninë e Metës. Por, ndëshkimi i Haxhinastos nga Meta ka ardhur pasi ministri kishte gënjyer Monika Kryemadhin për tarifën e një afere korruptive. Biznesmeni që kishte paguar te Haxhinasto duket se kishte informuar më pas Metën, përmes një personi të tretë, për pazarin e saktë.

Në media janë ekspozuar informacione qe Edmond Haxhinasto po ndërton dy pallate në Torino të Italisë, nëpërmjet kompanisë “AIRfire Albania Sh.p.k”, me ortake vajzën e tij. Gjithashtu, Haxhinasto dyshohet se pastron para me disa kompani si “Fleeville”, “Grifal” dhe “Prolink”.

Në shtator 2021, Haxhinasto krijoji fondacionin “Holicons”, me objekt financime e trajnime të subjekteve që investojnë brenda e jashtë Shqipërisë në çdo sektor, përmes të cilit dyshohet se ka qarkulluar 15 milionë euro.

Në datën 8 shkurt 2024, Edmond Haxhinasto bashkë më vajzën Eliza Haxhinasto, krijoi firmën “EHN Advisory”, me objekt krijim, grumbullim e menaxhim fondesh financiare, konsulencë dhe aktivitet të çdo lloji, brenda e jashtë Shqipërisë.

Katër ditë pas krijimit, i ndryshoi emrin, duke ia vënë “EHN Group” dhe i shtoi si objekt shërbime, guida e transporte turistike brenda e jashtë vendit, shitblerje pronash, katering, menaxhim i qirave të bujtinave e apartamenteve, ndërsa pas 2 javësh, Edmond Haxhinasto i dhuroi 25% aksione gruas Enkeleida Haxhinasto dhe e ktheu në fondacion pa tatime.

Related article  Goditet Tom Doshi para zgjedhjeve, Edi Rama i con mesazhin e fshehte: Burgu eshte...

Me kompaninë “EHN Group”, de-facto fondacion në pronësi të Edmond Haxhinastos, bashkëshortes e vajzës, të regjistruar si degë partnere e fondacionit “Holicons”, ai dyshohet se ka grumbulluar e qarkulluar 11 milionë euro.

Haxhinasto në dosjen e SPAK-ut

Sipas dosjes së SPAK, me të ardhur në pushtet, si pjesë e koalicionit qeverisjes me socialistët, Monika Kryemadhi ka bashkëpunuar me biznesmenin amerikano-shqiptar i quajtur Adrian Shatku, ‘njeriu magjik’ në Partinë e Ilir Metës për të hyrë në biznesin e fibrave optike.

Shatku duket se ka qenë i pa kursyer për Monikën, duke i dhuruar karta “American Epxress”, i paguan udhëtimet në Uashington, apo dhe shpenzimet për klinikat, në të cilat Kryemadhi thotë se ka shkuar për arsye shëndetësore.

Por si çdo gjë në jetë, çdo shërbim e ka një çmim dhe në këmbim Monika kërkonte që biznesmeni amerikano-shqiptar të merrte dy kontrata koncesionare në telekomunikacion, për shtrimin i kabllove optikë dhe intekonjeksioni për thirrjet ndërkombëtare telefonike.

Për të siguruar këto dy kontrata, SPAK duke iu referuar komunikimeve dhe dokumenteve shkresore, dyshon se Monika Kryemadhi vuri në lëvizje ministri dhe drejtori të rëndësishme që drejtoheshin nga përfaqësues të LSI-së, në mënyrë që miku i saj të merrte dy koncesione.

Fillimisht, biznesmeni Shatku kërkon përmes Ministrit të Transporteve dhe Industrisë, Edmond Haxhinasto, të hyjë në tregun e fibrave optike. Por ky treg ishte në kushte monopoli, falë një marrëveshje të nënshkruar në vitin 2006 nga qeveria Berisha.

Related article  FOTO/ “Je yll, më jep pak…”, G-Bani NGACMOI Danjën, ‘shpërthen’ partneri i banores së Big brother VIP!

Rezulton që përpjekja e Monika Kryemadhit dhe Ilir Metës për të kaluar një VKM që zhbën monopolin e fibrave optike është refuzuar për t’u firmosur nga Edi Rama. Si mburojë apo pengesë është përdorur mos-dakordësia e ministres Milena Harito.

“Ajo që thotë Milena është bizarre, ato… përveç prishjes së monopolit duhen ndjekur për dëme financiare”, i shkruan biznesmeni Kryemadhit.

Duke hasur “pengesën Harito”, Monika Kryemadhi ka nxitur ministrin Edmond Haxhinasto për të kaluar një rregullore që rrëzonte monopolin e kompanisë.

Dokumentet e prokurorëve tregojnë se Kryemadhi përfshihet ndjeshëm dhe me shumë intensitet që në një kohë sa më të shpejtë të rrëzohet monopoli i shtrimit të fibrave optike ndërsa kushëriri i saj duket se po humbte durimin.

“Ka ndonjë të re me kabllon? Investitorët po humbasin besimin. Duhet vepruar tani”, thuhet në një e-mail të datës datë 17 shtator, 2014 që Monina Kryemadhi mori nga kushëriri i saj amerikan, Ardian Shatku. Një ditë më vonë, Kryemadhi informon biznesmenin se gjithçka do të mbyllej brenda javës. “Besoj këtë javë. Mi bëj një kërkesë zyrtare Mondit (shënim Edmond Haxhinastos), që të japi të drejtë për të vendosur fibrat në akset e rrugës. Me letër, jo elektronike, ta printojmë”, porosit Kryemadhi.

Pas këtyre e-maileve e gjithë Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë vihet në lëvizje./ Prapaskena

Published inLajme