Skip to content

Gazetarja zbulon detajet befasuese! Ja përse u thërrit Gazmend Paja në SPAK

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar arsyen përse aktori Gaz Paja është paraqitur mëngjesin e sotëm në SPAK.

Lala, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, tha se Paja është pyetur lidhur me çështjen Veliaj-Xoxa, dhe se gjatë hetimit i është sekuestruar telefoni. Ajo shtoi se janë pyetur përsëri edhe disa vartës të Ajola Xoxës dhe ish-deputeti i PS-së, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 në Sky Tower.

Shumë persona të tjerë pritet të thërriten në ditët në vijim, teksa hetimet janë duke u zhvilluar me shpejtësi.

“Zoti Paja është anëtar i Këshillit Bashkiak, është pyetur në kuadër të çështjes Veliaj-Xoxa. Prokurorët i kanë marrë edhe celularin. Hetimet po vijojnë me intensitet. Janë edhe shumë persona të tjerë që do të pyeten. Ai e deklaroi vetë që i kanë marrë celularin. Janë pyetur sërish edhe vartës të Ajola Xoxës, u pyet edhe ish deputeti i PS, Vladimir Kosta, nëse qendra Harabel ka paguar qira dhe apartamentin 11/4 te Sky Tower”, tha Lala.

Gazment Paja në momentin që doli nga SPAK, tha me “humor” se ishte për kafe me prokurorin, dhe shkoi për ti dërguar telefonin pasi i kishin ngatërruar!

Published inLajme