Skip to content

Gazetari zbulon detajet: Çfarë fshihet pas vizitës së Dumanit në SHBA

Kreu i SPAK, Altin Dumani, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Departamentin Amerikan të Shtetit (DASH), një lëvizje që sipas gazetarit Eni Ferhati, shënon një mesazh të qartë mbështetjeje nga SHBA-ja. Ferhati, gjatë një komenti, theksoi se Dumani është zyrtari i parë shqiptar që viziton DASH-in pas ardhjes së administratës së re të presidentit Trump.

Related article  “Nëse do me të treguar burrërinë hajde…”/ Debat mes Egli dhe Jozit: Ku të vij?

Shenjë e vlerësimit për punën e SPAK

Sipas Ferhatit, kjo vizitë konfirmon vijimësinë e mbështetjes amerikane për SPAK-un dhe drejtuesin e tij. Ai e cilëson Dumani si një “investim” amerikan, duke kujtuar edhe ndikimin e ish-ambasadores Yuri Kim në themelimin e këtij institucioni.

Related article  Eltoni shokon: Parashqevi më urren në këto momente, ja arsyeja

Kjo mbështetje është veçanërisht e rëndësishme në një kohë kur kishte pasur pezullime të përkohshme të fondeve dhe asistencës për Prokurorinë e Posaçme.

Related article  Faktet/ Si Ardit Saliaj përçau Tifozat Kuq e Zi për përfitime personale, lidhja e tij me Lali Erin dhe shërbimi i fundit që po i bën me portalin e tij

Ferhati vlerëson punën e SPAK gjatë tre viteve të fundit. Sipas tij, zhvillimet e reja politike mund të sjellin një trajektore të re për SPAK-un, por mbetet për t’u parë se si do të evoluojë situata hap pas hapi.

Published inShowbizz