Skip to content

Salianji në garë për të marrë drejtimin e PD-së? Noka tregon të vërtetën

Flamur Noka është shprehur në emisionin “Trialog” se Ervin Salianji nuk do të jetë pjesë e garës për kreun e PD-së, duke theksuar se ai nuk është më anëtar i opozitës.

I pyetur nëse ka një vendim zyrtar për përjashtimin e tij, Noka u shpreh se “vetëpërjashtimi nuk ka nevojë për vendim”.

Sipas tij, Salianji nuk ka lidhje me PD, sepse ka nen statuti dhe rregullore, të cilat përcaktojnë që kur përfshihesh në një aktivitet kundër interesave dhe programeve të partisë.

Related article  Futbolli në zi! Ish-lojtari i njohur humb jetën në moshën 43-vjeçare

“Salianji nuk është anëtar i PD, flas për anëtarët e PD. Shteti ka ligje ka dhe Kushtetutë dhe kur shkel ligjet dhe Kushtetutën e vendit, shteti ka ligje që të tregon vendin. Kështu funksionojnë shoqëritë, edhe partitë.

E kemi bërë publike në mbledhjen e kryesisë dhe jashtë kryesisë. Kur ti je në një shtëpi dhe unë të kam hapur të gjitha dyert dh e të them rri, ti thua jo do dal se më fut Gysi dhe Sueli nga dritarja.

Related article  Po vjen 'termeti' në Politikën Shqiptare! Karamuco zbulon detajet: Po behen gati goditjet...

Atëherë këto dyer nuk i keni më të hapura. Ervin Salianji nuk e lidh asgjë me PD sot sepse ka nen statuti dhe rregullorja që përcakton që kur përfshihesh në një aktivitet kundër interesave dhe programeve të partisë, ti humbet të drejtën për të qenë anëtar.

Neni 10 i rregullores thotë kur t’i angazhohesh në aktivitete me mbështetjen e grupeve kriminale apo të majtën ekstreme, humb të drejtën për të qenë anëtar i partisë.

Related article  Plas sherri i madh! Edi Rama godet keq Samir Manen

I është komunikuar në mbledhje të kryesisë, publikisht në media. Vetëpërjashtimi nuk ka nevojë për vendim”, tha ai.

Gjithashtu, Noka akuzoi Salianji për lidhje me grupe kriminale, duke e cilësuar atë si “instrument në duart e maxhorancës për të goditur PD”.

“Aktivitete e tij kishin qëllim për të spostuar zhurmën mediatike dhe politike brenda PD. Janë aktivitete anti PD. Instrument total në duart e maxhorancës për të goditur PD”, theksoi ai.

Published inLajme