Skip to content

Fshati protestoi me arkivol kunder PS, por rezultati i zgjedhjeve eshte i padegjuar me pare (foto)

Banorët e fshatit Hotolisht në Librazhd dolën më 20 prill në protestë kundër zgjerimit të rrugës kombëtare Librazhd–Prrenjas, pjesë e Korridorit VIII, të cilën e konsideruan një kërcënim serioz për jetesën dhe pronat e tyre.

Related article  Mbjell patate me fekale njeriu, por pasi i nxjerr nga toka i ndodh ...

Të pajisur me pankarta dhe me një arkivol të vendosur në mes të rrugës si simbol i “vdekjes së fshatit”, protestuesit shprehën zemërimin ndaj projektit, që sipas tyre po zhvillohej pa transparencë dhe pa përfshirjen e komunitetit lokal.

Related article  Drama mbretërore s’ka fund! Veprimi drastik i kunatës së Princ Lekës ndaj Elia Zaharias i shokon te gjithe

“Jemi gati të përgjigjemi! Ose ne, ose ju!”, shkruhej në një nga pankartat, ndërsa një përfaqësues i tyre u shpreh: “Institucionet po heshtin. Ky arkivol përfaqëson shtëpinë tonë të fundit. Jemi të detyruar të reagojmë.”

Related article  KOMPENSIMI për fëmijët nën 18 vjeç, do të përfitojnë edhe ata që kanë qenë…

Dhe duket se Hotolishti reagoi në zgjedhjet e 11 Majit… Të gjitha votat i kanë shkuar Rilindjes kundër së cilës protestuan me arkivol me shprehjen: Ose ne ose ju!

Published inLajme